A duhet të hetojë SPAK-u pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë rrëzuar nga vetingu? Ja si përgjigjet Kreu i Komisionit të Ligjeve

0
Gjigandi

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, se përse Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion, (SPAK) nuk po vepron, Manja u përgjigj.

“SPAK-u është në ushtrim e sipër të veprimtarisë saj procedurale. SPAK-u ka dosjet e veta në hetim, po ushtron funksionin e hetimit dhe ndjekjes penale, por SPAK-u shumë shpejt do të plotësohet me njësinë e posaçme hetimore, që është Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila do të ofrojë shërbime hetimore për këtë strukturë. Këtë ditë ka përfunduar vlerësimi i kandidaturave për katër kandidatët që janë në garë për drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Dhe me zgjedhjen e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit hapet rruga për plotësimin e kësaj strukture hetimore me numrin e nevojshëm të hetuesve dhe me plotësimin e kësaj strukture do të forcohen kapacitetet hetimore të SPAK-ut. Por SPAK-u është në detyrë e sipër”.

Ndërkohë i pyetur se a do të ndërhyjë SPAK-u ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk e kanë kaluar procesin e vetingut, Ulsi Manja tha:

RonaTyra

“Është e qartë tashmë. Vetingu është një proces hetimi administrative në tre komponentë, në pasuri, figurë dhe integritetin profesional. Por absolutisht asnjë subjekt i larguar nga ligji i ventingut nuk mund të përjashtohet nga ndjekja penale. Pra të gjitha këto subjekte janë zbuluar përpara hetimit dhe ndjekjes penale nga ana e SPAK-ut. SPAK-u i ka duart e lira për të hetuar këdo nga këto subjekte”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu