900.000 euro në një valixhe dhe t’i vendos si portier

0
Gjigandi

Pritja e Jerzy Dudek ndaj Shevchenko në kohën shtesë të finales së Ligës së Kampionëve 2005 është në kujtesën e të gjithë tifozëve të futbollit. Po ashtu, performanca e tij gjatë goditjes së penalltive, prej nga Liverpool triumfoi. Ish-portieri i “Reds” ishte në kulmin e karrierës së tij asokohe. Sidoqoftë, po atë verë, të kuqtë nënshkruan me portierin spanjoll, Pepe Reina. “Unë i thashë Rafa Benítez se Kupa e Botës 2006 ishte afër, ndaj ai duhej të luante futboll. Pepe ishte një djalë i shkëlqyeshëm, por Rafa nënshkroi me një portier, kur isha në më të mirën time”, – rrëfeu Dudek për “FourFourTwo”.

Portieri polak kujton se çfarë ndodhi atë verë: “Këlni u interesua për mua, por vetëm pak ditë para mbylljes së merkatos ma thanë. Drejtuesit e klubit gjerman më pyetën: Pse Rafa nuk na pvrgjigjet? U befasova, mendova se për gjithçka ishte rënë dakord. Të nesërmen u zemërova me të, pas stërvitjes.

Trajneri u shpjegua: Kanë ofruar vetëm një huazim, por ju jeni të rëndësishëm për ne. Ata na ofrojnë 900.000 euro, po çfarë ndodh nëse Reina është i dëmtuar? Unë nuk mund t’i fus ato 900.000 euro në një valixhe dhe t’i vendos si portier. Në kokë me vlonin mendime të çmendura, isha gati ta godisja në fytyrë…”

Dudek qëndroi edhe dy sezone të tjera te Liverpool, por luajti vetëm 12 ndeshje para se të largohej drejt Real Madridit më 2007, ku ishte portier i dytë për katër sezone.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu