90 pako për familjet në gjendje të rënduar ekonomike në Shtime

0
90 pako për familjet në gjendje të rënduar ekonomike në Shtime
Gjigandi

​Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka takuar përfaqësuesin e Fondacionit Humanitar “Amaneti”, Blerim Arifi, për të cilët ka thënë se familjeve me gjendje të rënduar ekonomike dhe sidomos fëmijëve jetim, do t’u ndajnë 90 pako ushqimore me vlerë 25 euro.

Ai ka shkruar në Facebook se nga kapacitetet buxhetore që posedojmë si komunë por edhe përmes organizatave të ndryshme ndërkombëtare e vendore, do të angazhohemi në vazhdimësi në lehtësimin e barrës ekonomike për familjet në nevojë.

Postimi:

Përmbyllje e bukur e ditës, nga takimi me përfaqësuesin e Fondacionit Humanitar “Amaneti”, z.Blerim Arifi, që familjeve me gjendje të rënduar ekonomike dhe sidomos fëmijëve jetim, do tu ndajnë 90 pako ushqimore me vlerë 25€ secila.

Nga kapacitetet buxhetore që posedojmë si komunë por edhe përmes organizatave të ndryshme ndërkombëtare e vendore, do të angazhohemi në vazhdimësi në lehtësimin e barrës ekonomike për familjet në nevojë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu