8 nuanca të bukura të flokëve që do të mbizotërojnë gjatë kësaj pranvere [Foto]

Veçanërisht do të magjepseni nga propozimi i fundit!

Mendoni se balajazhi nuk do të dalë nga moda edhe këtë sezon? Duhet të ju njoftojmë patjetër se tendenca të reja të modës do të errësojnë famën e balajazhit dhe ombre teknikës, dhe koha është që tani të mendoni për preferencat e reja, shkruan Cosmopolitan.

InArticle Mobile

Në vazhdim po ju tregojmë nuancat më të reja që do të jenë hit gjatë verës 2017!

  1. Rrënja e flokëve me nuancë gjalpi

Nëse dëshironi të qëndroni bjonde joshëse por të dukeni sa më natyrale, propozimi ideal për ju është lyerja e rrënjëve në nuancë gjalpi. Përveç kësaj që është më e lehtë për t’u mirëmbajtur, duhet pranuar faktin se kjo nuancë duket shumë e mrekullueshme.

  1. Skajet e flokëve me nuancë karameli

Nëse doni një ndryshim shumë delikat, por jo edhe balajazh klasik, ky trend do të jetë hit i madh gjatë pranverës 2017. Kërkoni nga stilisti juaj i flokëve që tua bëjë skajet e flokëve me nuancë karameli që të ju japë një ndriçim sa më natyral.

  1. Spërkatje më nuancë rozë

Nuancat e neonit janë një hit për vitin 2017 dhe propozimi ynë është që t’i spërkatni flokët me nuancë rozë të lehtë, jo shumë agresive por do të dukeni e mrekullueshme.

  1. Nuancë karameli

Nuanca karamel i ngrohtë është më e pëlqyera e këtij viti, dhe do ishte propozim shumë i mirë nëse veçmë i keni flokët një nuancë më të lehtë. Është një propozim i shkëlqyer për vajzat që kanë flokë kaçurrela dhe duan të provojnë diçka të ndryshme.

  1. Pamje natyrale

Një shtresë e errët me disa skaje pak më të ndritshme është zgjidhja më e mirë për femrat që nuk duan të largohen nga ngjyra e tyre natyrale, por prap se prap dëshirojnë të bëjnë një ndryshim të ri në pamjen e tyre.

  1. Hijëzim i ndritshëm nga para

Hijëzimi me nuancë pak më të ndritshme është mënyra më e mirë për të rifreskuar stilin tuaj të flokëve duke u mbështetur në hije më të lehta.

  1. Candy Pink

Një tjetër nuancë rozë në bjonde është një mënyrë shumë e mirë për të rifreskuar pamjen tuaj. Nëse nuk dëshironi ngjyra tjera të venitura, kjo rozë karamele është zgjidhja e duhur për ju!

  1. Nuancë bjonde me hije më të theksuar

Deri kohët e fundit kjo ishte një nga hijet e preferuara të secilës femër, derisa balajazhi nuk ishte bërë akoma trend i njohur! Tani ngadalë po rikthehet andaj shfrytëzoni mundësinë që të ecni në hap me kohën…/femra.net/

 

Kontrolloni gjithashtu

Çdokush është duke folur për këto sandale!

Tendencat e modës vijnë e shkojnë, por shumë rrallë lënë gjurmë në shoqëri. Çelësi për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *