6 muaj pas Festivalit të Këngës/ Alketa Vejsiu: Koleget më lanë vetëm!

0
Gjigandi

Duket se nuk ka qenë aspak dëshira apo ambicja e saj për të qenë protagonistja e Festivalit të Këngës, dhe lidhur me këtë fakt Alketa Vejsiu ka zgjedhur të flasë vetëm pas 6 muajsh.

E ftuar në programin ‘Provokacija’ mbrëmjen e së martës Vejsiu ka zbuluar se nuk ka qenë plani i saj që të moderonte e vetme Festivalin e Këngës, por sipas moderatores asnjë prej 30 emrave nuk i ishin përgjigjur pozitivisht ftesës së Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut për të bashkëmoderuar Festivalin.

“Unë kam ftuar mbi 30 personalitete të personazheve të njohur në Shqipëri, që po të them emra tani do të shpërthejë ndonjë polemikë. Asnjë prej tyre nuk erdhi dhe më lanë vetëm. Po ta dinin këtë gjë mediat, ndoshta do të tregoheshin më të rezervuar dhe do të thonin “le ta mbështesim këtë vajzë që mbeti vetëm t’ja dalë mbanë. Ai festivali ishte shumë i madh dhe kishte vend për të gjithë yjet, kishte ajër plot që të mos asfiksoheshin dhe ata që në fakt u asfiksuan. Duke respektuar kritikën tuaj dashamirëse, unë kam ftuar mbi 30 personalitete të artit, medias, politikës dhe spektaklit në Shqipëri dhe po ti them emrat, do të shpërthejë një tjetër polemikë që nuk kam dëshirë. Njerëzit tani kanë nevojë për qetësi dhe relaks. Të gjithë këta personazhe që ftova më thanë, për arsye të veçanta, ‘Nuk vijmë në festival’, dhe më lanë vetëm. Kështu që po ta dinin këtë fakt, mediat do kishin qenë pak më të rezervuara dhe do merreshin me kauzën tjetër që është e përbotshme ku thuhet “ta ndihmojmë këtë vajzën që mbeti e vetme, dhe mundi t’ia dali”, ja që mund t’ia dalësh edhe vetëm”; u shpreh Alketa gjatë programit.

E pyetur nga gazetari Mustafa Nano nëse Vejsiu do të jetë përsëri në skenën e Festivalit të fundvitit, ajo u shpreh se nuk do të jetë më në atë skenë. Sipas saj, ajo skenë nuk i ka dhënë atë kënaqësi që do donte të merrte emocionalisht.

“Jo, absolutisht jo. Do jem në skenë patjetër për të duartrokitur grupin e produksionit të radhës por nuk do të jem në festivalin madh këtë vit. Ky festival për tre netë me radhë nuk më prodhoi kënaqësinë që unë doja të merrja. Profesionalisht ishte shumë e mirë por nga pikëpamja emocionale pati disa shije të kompromentuara”.; tha Alketa

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu