5 ushqimet që është mirë të konsumoni për problemet me tiroiden

0
Gjigandi

Problemet e tiroides kërkojnë mjaft kujdes dhe gjithnjë trajtimin e duhur. Shkaktari kryesor i mosfunksionimit të tiroides është çekuilibri hormonal.

Disa nga simptomat të problemeve me tiroiden janë lodhja, humbja në peshë apo edhe rënia e flokëve. Përveç kurave ekzistojnë edhe ushqime të cilat ndihmojnë shumë në trajtimin e problemeve të tiroides. Ja cilat janë ato:

Arra Brazili

Ato janë të pasura me selen. Nëse konsumoni 2-4 arra Brazili çdo ditë do të plotësoni sasinë e duhur të marrjes së selenit.

Avokado

RonaTyra

Avokado është një nga frutet më të rëndësishme sa i përket ndihmës për sëmundjen e tiroideve. Ky frut është shumë i pasur me kalium dhe mikronutrientë të tjerë që ndihmojnë në rregullimin e balancimit të sheqerit në gjak dhe nivelit hormonal për një funksionim më të mirë të tiroides.

Perimet të cilat kanë gjethe jeshile

Perimet me gjethe jeshile ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit të trupit. Ato kanë shumë antioksidantë që parandalojnë trupin nga çdo dëmtim radikal.

Peshku

Në llojet e peshqve si salmoni, trofta dhe sardelet ndodhen acide yndyrore  të pasura me omega-. Ato ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, ndërtimin e imunitetit. Gjithashtu këta lloje peshqish janë edhe shumë të pasur me selen.

Veza

Vezët sidomos ato të ziera janë të pasura me jod dhe selen, që janë lëndë ushqyese mbështetëse të tiroides.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu