5 këshilla të dobishme! Si të rriteni në detyrë

0
Gjigandi

Ngritja në një pozitë pune shoqërohet me një rol më të mirë në kompani, me një pagë më të mirë por edhe me më shumë përgjegjësi.
E gjitha kjo nënkupton vlerësim nga kompania. Sidoqoftë, për t’u ngritur në karrierë duhet të keni një performancë të shkëlqyeshme në punë si dhe të merrni vëmendjen e personave që udhëheqin kompaninë.
Edhe pse kriteret sa i përket kësaj çështjeje dallojnë nga kompania në kompani, ju mund të tregoni veten si kandidatin ideal duke ndërmarrë disa hapa, për t’u bërë kështu një nder personat kryesor për t’u ngritur në pozitë.
Tregoni se kompania ka vlerë për ju
Me fjalë të tjera, bëni më shumë se sa që ju kërkohet ndonjëherë. Nëse e doni një pozitë pune pune të caktuar, ju duhet të tregoni rëndësinë që ka kompania për ju. Secili punëdhënës dëshiron punëtorë për të cilët kompania ka vlerë të veçantë. Prandaj, filloni me këto hapa:
Përmirësoni aftësitë e juaja
Sillni rezultate në kompani
Përfshihuni në aktivitete të ndryshme
Zgjeroni njohuritë e juaja
Ndiqni hapat e personave që janë ngritur në pozitë
Një tjetër këshillë është të shikoni nga afër personat që janë ngritur në pozitë viteve të fundit. Mundohuni t’i kuptoni se cilat janë vetitë dhe arritjet që i kanë bërë të kenë sukses në ngritjen në pozitë.
Kërkoni tipare të përbashkëta të personalitetit si dhe zakonet midis atyre që janë promovuar me sukses. Krejt kjo mund t’ju japë një imazh më të mirë të asaj që duhet të bëni për ta arritur ngritjen. Për shembull, disa punëdhënës kanë tendencë të ngrisin në pozitë punonjës që janë lojtar të ekipit. Në një situatë të tillë, duhet të tregoni gatishmëri për të ndihmuar me projektet e ekipit.
Kërkoni feedback nga mentori juaj
Se si mund ta arrini ngritjen në karrierë, mund ta kuptoni edhe nga punëdhënësi apo menaxheri juaj. Kërkoni një takim me ta dhe ndiqni këta hapa që ta merrni një reagim pozitiv mbi performancën tuaj.
Bëni një listë me përgjegjësitë që dëshironi të merrni, arritjet e juaja dhe aftësitë që keni fituar
Nënvizoni se si kompania ka përfituar nga ju
Paraqisni kërkesën tuaj për ngritje në mënyrë sa më profesionale që është e mundur
Identifikoni dhe zgjidhni problemet
Në secilin vend pune mund të shfaqen probleme. Personat që i identifikojnë dhe zgjidhin problemet kanë gjasat të ngritën në karrierë. Shihni se çka po e ndikon negativisht kompaninë dhe kontribuoni në përmirësimin e atyre gjërave.
Mbani një etikë të mirë të punës
Performanca në punë është një faktor shumë i rëndësishëm për ngritjen në karrierë. Për këtë arsye, duhet të dëshmoni se keni etikë të fortë të punës dhe që jeni prej atyre njerëzve që vazhdimisht merrni iniciativën për ta përmirësuar gjendjen në kompani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu