400 lekë printimi i një letre/ Mbyllja e sporteleve shkakton kaos në Fier, qytetarët: Nuk dimë të përdorim e-Albania

0
Gjigandi

Kanë kaluar vetëm 3 ditë nga mbyllja e pothuajse të gjitha sporteleve të shërbimeve në vend. Siç edhe ishte njoftuar, tashmë çdo lloj veprimi do të bëhet online, përmes e-Albania.

Megjithatë shqetësim ngelet fakti se të moshuarit kryesisht nuk dinë t’i përdorin pajisjet elektronike.

Ku vetëm sot në mëngjes ka pasur fluks qytetarësh dhe një situatë kaotike tek ADISA në Fier. Një numër i madh qytetarësh, kryesisht të moshuar, kanë mbetur jashtë dyerve të mbyllura të zyrave të ADISA-s.

Mesa duket nga kjo situatë po përfitojnë tashmë edhe bizneset private, që siç tregon një qytetare, për printimin e një flete A4 i kanë marrë 400 lekë të reja.

Ndërsa dy pensionistë të cilët kanë aplikuar për pasaportë shprehen se qeveria Rama kanë thënë që t’i ndihmojnë fëmijët për aplikimin, por këta të fundit i kanë fëmijët jashtë.

RonaTyra

“Aplikim për pasaportë. Vajtëm atje, paguam lekët. Thanë ata ke aplikuar? Jo. Duhet të gjesh një fëmijë, unë s’kam fëmijë i kam jashtë. Ik te ADISA thanë. Erdha këtu, jo thanë. Ku të vemë? Nuk dimë ne të aplikojmë online. Do vemi në shtëpi. Pse mbajti lekë? S’di gjë unë, pagova 75 mijë lekë”.

Një tjetër qytetar thotë që po presin me orë të tëra me shpresën se dikush do t’u hapë derën, por sportelet nuk po hapen.

“Ne po presim të mbyllim letrat e pensionit po nuk dimë t’i bëjmë online. Ne nuk shohim nga sytë, jo më të. Të mbajnë një zyrë aty, të na shërbejnë ne moshatarëve. Nuk kemi çfarë të bëjmë po rrimë kot këtu. Mbajmë shpresën se mos i hapin.”

Një qytetar madje ka tentuar që të hapë me forcë derën e zyrave të ADISA-s, por nga brenda nuk ka ardhur asnjë përgjigje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu