4 drejtues të policisë së Shtetit kanë qenë ish-oficerë të Sigurimit gjatë diktaturës

0
Gjigandi

Katër drejtues policie kanë figuruar të kenë qenë të përfshirë në dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, nga 78 të tillë që janë verifikuar.

Lajmi konfirmohet nga Autoriteti i Dosjeve për media në një informacion të kërkuar e të dhënë zyrtarisht, në bazë të ligjit për të drejtën e Informimit. Sipas Autoritetit, që jep vetëm inicialet e këtyre drejtuesve, drejtuesit (A.SH), (Gj.L.), (E.P) dhe (G.Z.), të katërt kanë qenë me detyrë funksionale punonjës operativë dhe/ose oficerë, në strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit. Verifikimi i mësipërm është bërë me kërkesë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit,

KËRKESA PËR AUTORITETIN NGA “GSH”

Të nderuar

Për t’i ardhur në ndihmë informacionit të saktë publik, në bazë të ligjit nr. 119/2014 neni 15 pika 1 dhe 2 (Për të Drejtën e Informimit), kërkojmë të dimë se sa drejtues të strukturave të policisë dhe funksionarë të lartë të strukturave akademike policore janë verifikuar pranë institucionit tuaj deri më 31.03.2020 dhe njëherësh kërkojmë të na vihen në dispozicion vendimet përkatëse për ta, në versionet e gjata të tyre dhe mendimet paralele nëse ka.

RonaTyra

PERGJIGJA E AUTORITETIT PËR “GSH”

Në përgjigje të kërkesës suaj, të dërguar me “e-mail” në datën 13 qershor 2020, lidhur me të dhënat që AIDSSH disponon mbi verifikimin e pastërtisë së figurës të drejtuesve të strukturave të policisë dhe funksionarë të lartë të strukturave akademike policore, në zbatim të dispozitave ligjore të përcaktuara në Ligjin 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije se kërkesa është regjistruar sipas objektit në regjistrin e kërkesave pranë Autoritetit për Informime mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit me Nr.602 Prot., datë 15.06.2020.

Me kërkesë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit sipas ligjit 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme” ka përfunduar vlerësimi i 78 kandidatëve. Nga verifikimi ka rezultuar se 4 kandidatë figurojnë në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit (A.SH), (Gj.L.), (E.P) dhe (G.Z.).

Vendimet përkatëse i janë përcjellë institucionit kërkues Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, ndërkohë këto vendime në respektim të detyrimeve ligjore në formatin e shkurtuar janë publikuar në faqen e Autoritetit.

KATËR VENDIMET PËR 4 KANDIDATËT

Më poshtë po sjellim katër vendime për katër kandidatët për të kaluar vetingun që kanë figuruar në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

VENDIM NR. 479, DATË

25.07.2019 (I SHKURTUAR)

Bazuar në nenin 10, nenin 26, e në vijim të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ligjin nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit,

VENDOSI

Të informojë Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit për informacionin që kërkohet me shkresën nr. prot. 34/50, datë 28.06.2019, se:
Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se shtetasi A. P. Sh., bazuar në ligjin 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, sipas ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”:

Nuk ka qenë person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm.
Nuk ka qenë bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit.
Ka qenë me detyrë funksionale punonjës operativ, oficer në strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit, pasi është diplomuar në vitin 1990 në shkollën e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Dega Sigurim. Koha e ushtrimit të detyrës si punonjës operativ, nga data 01.08.1990 deri në datën 01.10.1991 (vlen të përmendet se, sipas nenit 2 të ligjit nr. 45/2015, merret në konsideratë vetëm periudha e ushtrimit të detyrës deri në datën 02.07.1991, pra në total 11 muaj). Ushtrimi i detyrës funksionale provohet me dokumentacionin e mëposhtëm:
Regjistri i dosjeve dhe fashikujve dhe evidencat e punëtorëve operativë model 9, nr. regjistri 449, datë 4.12.1990; lloji i dokumentit, “Libër i evidencës operative të punëtorit operativ”; personi ose zona që i takon, zona Aliko, qarku Sarandë; sektori që e regjistron, Sigurimi; punëtori operativ që e regjistroi, A. Sh.; e firmosur; kthimi në kartotekë më 12.8.1991.
Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë (Ana e Sigurimit), dosje pune nr. 2138, me 7 fletë, kategoria “I”, pseudonimi “Ardiani”.
Kopje e këtij vendimi t´i dërgohet Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryetare: Gentiana Sula

Anëtarë: Altin Hoxha, Marenglen Kasmi

VENDIM NR. 630, DATË

08.10.2019 (I SHKURTUAR)

Bazuar në nenin 10, nenin 26 e në vijim të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ligjin nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit,

VENDOSI

Të informojë Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit për informacionin që kërkohet me shkresën nr. prot. 8/48, datë 25.06.2019, se:
Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se shtetasi E. I. P., bazuar në ligjin 12/2018

“Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, sipas ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”,

1.1 Nuk ka qenë person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm.

1.2 Nuk ka qenë bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit.

1.3 Ka qenë me detyrë funksionale punonjës operativ në strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit. Koha e ushtrimit të detyrës si punonjës operativ, nga viti 1984 deri në vitin 1990, provuar me dokumentacionin përkatës, si pjesë përbërëse e dosjeve të poshtëshënuara:

Dosje formulare nr. 5696, në ngarkim të S. P., kategoria 2/B, hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Durrës (Ana e Sigurimit).
Dosje formulare nr. 4956, në ngarkim të S. Gj., kategoria 2/A, hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Durrës (Ana e Sigurimit).
Regjistër alfabetik i informatave model 5, nr. 37, hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Durrës (Ana e Sigurimit).
Regjistër i dosjeve dhe fashikujve model 9, nr. 41, hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Durrës (Ana e Sigurimit).
Libër dorëzimi i informatave nr. 5, hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Durrës (Ana e Sigurimit).
Regjistër i këshillimeve dhe demaskimeve nr. 4, hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Durrës (Ana e Sigurimit).
Regjistër alfabetik i këshillimeve dhe demaskimeve, model 7, hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Durrës (Ana e Sigurimit).
Kopje e këtij vendimi t´i dërgohet Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryetare: Gentiana Sula

Anëtarë: Altin Hoxha, Marenglen Kasmi, Simon Mirakaj

VENDIM NR. 631, DATË

08.10.2019 (I SHKURTUAR)

Bazuar në nenin 10, nenin 26, e në vijim të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ligjin nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit,

VENDOSI

Të informojë Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit për informacionin që kërkohet me shkresën nr. prot. 14/49, datë 25.06.2019, se:
Nga verifikimet e kryera deri tani, rezulton se shtetasi Gj. B. L., bazuar në ligjin 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, sipas ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”,

1.1 Nuk ka qenë person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm.

1.2. Nuk ka qenë bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit.

1.3. Ka qenë me detyrë funksionale punonjës operativ, në strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit. Koha e ushtrimit të detyrës si punonjës operativ, nga data 29.01.1991 deri në datën korrik 1991, gjithsej 5-6 muaj, provuar me dokumentacionin përkatës, si pjesë përbërëse e dosjeve të poshtëshënuara:

1 (një) fletë në dosjen e përpunimit nr. 896, në ngarkim të A. D.; në dosjen e përpunimit nr. 1320, në ngarkim të A. H.; në dosjen formulare nr. 1437, në ngarkim të A. O., kategoria 2/B; në dosjen formulare nr. 955, në ngarkim të Xh. S., kategoria 2/B; në dosjen e përpunimit nr. 2394, në ngarkim të M. M., kategoria 2/B; në Librin e evidencës midis punëtorëve operativë.
2 (dy) fletë në dosjen personale dhe të punës nr. 4506, në ngarkim të V. K., pseudonimi “Radisti” dhe në Regjistrin indeksi alfabetik i informatave model 5.
3 (tri) fletë në dosjen e përpunimit nr. 1755, në ngarkim të B. B., kategoria 2/B.
4 (katër) fletë në dosjen personale dhe të punës nr. 3012, në ngarkim të I. B., pseudonimi “Berisha”.
5 (pesë) fletë në dosjen personale dhe të punës nr. 4144, pseudonimi “Gjallica”, në ngarkim të I. R..
Kopje e këtij vendimi t’i dërgohet Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryetare: Gentiana Sula

Anëtarë: Altin Hoxha, Marenglen Kasmi, Simon Mirakaj

VENDIM NR. 140, DATË

10.03.2020 (I SHKURTUAR)

Bazuar në nenin 10, nenin 26 e vijues të ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, ligjit nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit,

VENDOSI

Të informojë Institucionin e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, për informacionin që kërkohet me shkresën nr. 73/5 prot., dt. 17.12.2019, se nga verifikimet e kryera deri tani për Z. G.I. Z., rezulton:
a) Nuk ka qenë person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm.
b) Nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit deri në 2 korrik 1991.
c) Figuron në dokumentet të ish–Sigurimit të Shtetit, si ish-punonjës operativ, vërtetuar me dokumentacionin pjesë përbërëse e dosjeve të mëposhtme:
– Dosje Formulare, kategoria 2/A, nr. 4783, në ngarkim të R.A, hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Formulare dhe Dosje Përpunimi, kategoria 2/A, nr. 6030, kategoria 2/A, nr. 6030, në ngarkim të Sh. A., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

-Dosje Përpunimi, kategoria 2/B, nr. 4196, në ngarkim të K.A., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Përpunimi, kategoria 2/B, dy volume nr. 3367 dhe 3367/1, në ngarkim të T.H., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Formulare, kategoria 2/B, nr. 4454, në ngarkim të Z.L., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Përpunimi, nr. 6268, në ngarkim të B.K., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Përpunimi, kategoria 2/B, nr. 5947, në ngarkim të U.K., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Formulare, kategoria 2/A, nr. 4438/4, në ngarkim të Z.R., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Përpunimi, kategoria 2/A, nr. 6064, në ngarkim të Sh.Gj., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Formulare, kategoria 2/B, nr. 2767, në ngarkim të F.Q., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Përpunimi, kategoria 2/A, nr. 6153, në ngarkim të Sh.H., hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Personale dhe Pune nr. 6166, kategoria “I”, pseudonimi “Drita”, hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Personale nr. 10.130, kategoria “S”, pseudonimi “Qershia”, hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dosje Personale nr. 7178 kategoria “S”, pseudonimi “Liria”, hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Regjistër alfabetik për këshillime e demaskime, model 7, nr. 52, datë 11.05.1987, figuron në fletën nr. 7, nr. 31, nr. 38, nr. 69 dhe nr. 94. Hapur nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit).

– Dega e Punëve të Brendshme Elbasan (Ana e Sigurimit), Regjistër i personave të marrë në vëzhgim, model 18, nr. 23, datë 21.06.1988, figuron në fletën nr. 1 dhe nr. 2.

– Dosje Hetimore-Gjyqësore, dosje nr. 12871, fleta 40 në ngarkim të SH.GJ..

Kopje e këtij vendimi t’i dërgohet Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.
Ky vendim hyn në fuqi pas njoftimit.
Kryetare: Gentiana Sula

Anëtarë: Altin Hoxha, Marenglen Kasmi, Simon Mirakaj

Vetingu në polici dhe pesha e pastërtisë së figurës

Në faqen e saj zyrtare, Ministria e Brendshme iu kërkon qytetarëve të denoncojnë te Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (Vetingut) në Polici, Gardë e SHÇBA, duke shtuar se “Vetingu bazohet në 3 kritere vlerësimi: vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figurës, vlerësimin e aftësive profesionale”. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) është organ i krijuar nga ligji Nr.12/2018, datë 5.3.2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, i ndryshuar. Neni 37 i ligjit të mësipërm, “Bashkëpunimi për kontrollin e figurës” parasheh që 1. Për kontrollin e figurës së punonjësit, organet e vlerësimit i drejtohen Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, Shërbimit Informativ të Shtetit, Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave etj., etj.”, ndërsa Neni 38 “Vlerësimi i rrethanave për kontrollin e figurës”, thotë se “për kontrollin e figurës, trupat e vlerësimit mbajnë në konsideratë mes të tjerash “g) verifikimin nëse ka qenë person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm, anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit para vitit 1990, sipas ligjit për të drejtën e informimit me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Në nenin 60 të këtij ligji vërehet se “1. Konfirmimi në detyrë i jepet punonjësit në rast se plotësohen, së bashku, këto kushte: a) konstatohet nivel i besueshëm në vlerësimin e pasurisë, b) konstatohet nivel i besueshëm në kontrollin e figurës, c) konstatohet nivel i mjaftueshëm në vlerësimin e aftësive profesionale”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu