3 këshilla si të evitoni debatet në çift gjatë verës

0
Gjigandi

Gjeni aspektet pozitive të partnerit dhe bëjani të ditur

Është shumë e rëndësishme t’i kemi të gatshme 5 shqisat për të marrë atë që na pëlqen më shumë nga partneri ynë. Njerëzit kanë tendencë të vlerësojnë më shumë aspektet negative sesa ato pozitive. Duhet ta kundërshtojmë në mënyrë aktive këtë tendencë, në mënyrë që të rrisim lidhjen që na bashkon me partnerin. “Ndiq zemrën, por merr me vete edhe trurin”, thotë Alfred Adler. Është jetësore që partnerit t’i bëjmë me dije cilat cilësi na pëlqejnë tek ai. Vëzhgime të tilla e rrisin shumë energjinë tonë pozitive.

Mbani komunikim të mirë

Komunikimi është elementi kryesor për të menaxhuar me sukses diferencat në çift. Për më tepër, është një mjet që na lejon të krijojmë marrëdhënie intensive dhe të lidhura ngushtë. Në mënyrë që komunikimi të jetë efektiv, duhet të bëhet përmes dëgjimit aktiv, ndjeshmërisë dhe mbajtjes së kontaktit vizual. Në këtë mënyrë i bëjmë me dije partnerit se të gjitha shqisat tona janë aktive për një komunikim të mirë.

Organizoni pushimet

RonaTyra

Të jesh me pushime nuk do të thotë ta kaloni gjithë kohën së bashku. Të dish të qëndrosh me veten, është receta më e mirë për sigurinë dhe besimin në vetvete, dhe ta projektosh gjithë këtë në çift. Merrni një moment intimiteti dhe vetmie për veten, që t’ju ndihmojë të lidheni me emocionet dhe nevojat tuaja individuale. Si përfundim, mos harroni se marrëdhënia në çift është pjesë e jetës suaj, për të cilën duhet të kujdeseni dhe ta kultivoni gjatë gjithë vitit. Vera do ta vendosë në provë marrëdhënien tuaj, nëse kjo e fundit është e fortë dhe aspektet pozitive janë më të shumta sesa ato negative, një diskutim nuk duhet domosdoshmërisht të çojë në një thyerje, apo të mendoni se partneri nuk është i përshtatshëm për ne.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu