29-vjeçarit i sekuestrohen 15 mijë paund të padeklaruara

0
Gjigandi

Policia ka pikasur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi, pas atij të djeshmit ku një shtetase u kap me 18500 euro të padeklaruara.

Në operacionin e fundit policia ka sekuestruar 15000 paund, ndërsa procedohet penalisht poseduesi i tyre.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në hyrje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasin F. K., 29 vjeç, banues në Mat.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e shpinës iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15000 paund.

Në përfundim të veprimeve shtetasi F. K. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

RonaTyra

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme“, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu