2 fëmijë në prag të vdekjes, Megatek ja hedh paq/ Inspektoriati i punës i varur nga Dionis Teqa jep masat qesharake: Dhamë paralajmërim dhe gjobë

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në ambientet e Megatek, ku të plagosur rëndë mbetën 2 të mitur të punësuar nga kjo kompani.

Nisur nga ky rast Iliridium Media Grup i dërgoi një kërkesë për informacion Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Sociale dhe në kthim përgjigjen e tij ky institucion pranon “varjen” e padiskutueshme ndaj oligarkut Dionis Teqa.

Inspektoriati i punës shprehet se në lidhje me aksidentin e Emanuel Allës dhe Klajdi Dushës që për pak i mori jetën dy të rinjëve është marrë masa Paralajmërim dhe Gjobë duke e lënë evazive se çfarë paralajmërimi ka dhënë ky institucion ndaj Megatek dhe gjithashtu duke fshehur shumën e gjobës. Informacionet që abc24.al ka kërkuar nuk kanë ardhur të plota duke mos lejuar transparencën me publikun.

RonaTyra

Por, një tjetër rast i paprecedent ka ndodhur me Inspektoriatin e Punës jo vetëm që ka marrë në ngakim Dionis Teqen që gjithashtu përpiqet që të shfrytëzojë punëtorët duke mos i paguar dhe as siguruar.

Burime të pakontestueshme nga brenda Megatekut kanë thënë se në këto ambiente punojnë shtetas afgan në të zezë.

Lidhur më këtë shkelje Inspektoriati i punës ka mbyllur sy e veshë dhe në kthim përgjigje shprehet se shtetasit afganë dhe minorenët e tjerë janë të punësuar në përputhje me ligjin.

Është mjaft e qartë se Inspektoriati i Punës që ndërkohë paguhet nga taksat e qytetarëve qenkësh bërë një nën filial i Megatek.

Por, nuk mbaron këtu shkeljet e inspektoriatit dhe shtyrja e afateve derisa ngjarjet të harrohen janë një tjetër akt që faktojnë se ky institucion nuk ka as vullnetin e mirë e as dëshirën për të sqaruar publikun.

Që prej datës 30 korrik Iliridium Media Grup ka dërguar kërkesën për informacion karshi departamentit të Krimit Ekonomik dhe në bazë të ligjit nr. 119 dt. 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”, nen i cili parashikon se përgjigja duhet të vijë brenda 2 javësh apo 10 ditëve punë.

Por, ky departament e shtyu në kohë këtë e-mail për një afat prej 40 ditësh pa përfshirë tentativat dhe kërkesat e para që datojnë prej 7 korrikut.

Iliridium Media Grup sqaron se do të ndërmerren hapat e mëtejshme që ky institucion të japë llogari për mungesën e transparencës. Nga ana tjetër do t’i kërkohet Komisionerit të Diskriminimit që të marrë në shqyrtim tejkalimin e afateve të paracaktuar me ligj.

Megatek-ut dhe oligarkut Dionis Teqa nuk i hynë gjemb në këmbë për shkak se Inspektoriati i punës nuk e kryen punën, Policia e Shtetit fshin pamjet filmike dhe nuk disponon pamjet filmike ndërsa Spitali i Traumës rregullon kartelat mjeksore dhe zbut llogaridhënien e pronarit të Megatek./abc24.al

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu