18 vjeçarja gjendet e vdekur në shtëpi pas “ulërimave për demonët”

0
Gjigandi

Një 20-vjeçar është arrestuar pasi e dashura e tij 18-vjeçare është gjetur e vdekur në Australi, teksa fqinjët kishin dëgjuar një burrë që “ulërinte për demonët” në orët e para të të shtunës.

Inspektori i policisë Ranald Urquhart tha se ishte ende herët për të spekuluar mbi motivet, po tha se dhuna shtëpiake mund të përfshijë të gjitha moshat.
18 vjeçarja Emerald Wardle, supozohet se është vrarë nga 20 vjeçari Jordan Brodie Miller, në shtëpinë e prindërve të këtij të fundit në New South Wales, Australi.
Policia erdhi ne adrese në ora 1.30 pas një zënke dhe arrestoi Miller i cili sipas oficerëve po priste jashtë shtëpisë, i paarmatosur.
Shkaku i vdekjes së zonjushës Wardle nuk është përcaktuar ende por sipas raportimeve ajo është mbytur.
Mediat thanë se çifti nuk kishin shumë kohë së bashku po jetonin në shtëpinë e prindërve të Miller.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu