“1600 shtretër në dispozicion” Manastirliu bie në kontradiktë me veten

0
21
Gjigandi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duket që thotë aq shumë gënjeshtra saqë harron se kë ka thënë më parë.

Duke tentuar gjatë gjithë kohë që të jetë në rol dhe me një grimasë të përsëri si ‘papagall’ frazat që i japin audiencës një “siguri të rrejshme” rreth menaxhimit të situatës së pandemisë në vend, ministrja harron se sa në kontradiktë bie me veten sa në një studio televizive në tjetrën.

Manastirliu deklaroi dje në emisionin “Opinion” se në skenarin më të keq të pandemisë Covid, Shqipëria mund të përballojë një kapacitetet prej 1600 pacientësh të shtruar në spitale. Madje ajo theksoi se në rast se mbushen me pacientë spitalet COVID, do të shfrytëzohen edhe spitalet rajonale.

“Ne kemi një strategji të përgjigjes së vjeshtë -dimrit. Skenari i tretë është ai ku futet edhe përfshirja e spitaleve rajonale. Pra kur mbyllen kapacitetet 550 shtretër, atëherë kemi tre skenarë të tjerë ku futen edhe spitalet rajonale: 5 spitale në skenarin e parë dhe 6 në dy skenarët  e tjerë, ku totali i shtretërve arrin në 1600 shtretër.”, tha ministrja Manastirliu.

Por çfarë ka deklaruar në fakt më herët ministrja?

Gjatë kohës së fillimit të pandemisë, vetëm në javën e dytë të saj, më 16 mars, ministrja Manastirliu ka thënë një tjetër shifër, duke rënë kështu në kontradiktë me veten.

Kujtojmë se në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Manastirliu deklaroi se në Shqipëri, përfshirë edhe spitalet jo publike, janë në total 9 mijë shtretër në dispozicion të situatës.

“Në Shqipëri ne kemi mbi 9000 shtretër përfshirë dhe spitalet jo publike që janë vënë në dispozicion të situatës, që do vihen në shërbim në varësi të situatës dhe skenarëve”, ka thënë në intervistën e 16 marsit ministrja Manastirliu.

Ende nuk dihet saktë se cila është shifra reale e shtretërve nëpër spitale, pasi ministrja i fut shifrave si t’i vijë për mbarë, duke dhënë tjetër numër shtretërish në një emision dhe tjetër numër në një emision tjetër.

Ndërkohë ne do presim edhe daljen e radhës së ministres për të parë a do të mashtrojë sërish apo do të japë një sqarim dhe një shifër të saktë reale për kapacitetet e shtretërve spitalorë.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu