10 profile interesante të kosovarëve në SnapChat të cilat duhet t’i ndiqni sot!

SnapChat po bëhet gjithnjë e më i famshëm në Kosovë, e kosovarët kreativ me sa duket kanë shumëçka këtij rrjeti social.

Kur popullariteti i SnapChat kombinohet me kreaktivitetin e të përdoruesve nga Kosova, dhe kur kësaj ia shtojmë faktin se postimet në SnapChat vetë-shkatërrohen, atëherë rezultati final është tejet interesant dhe argëtues.

Disa profile janë shumë argëtues dhe në SnapChat i ndajnë me miqtë e tyre momentet më të mira, disa e shfaqin stilin e jetës së tyre të përditshme, e disa të tjerë janë shumë të dhënë pas modës dhe udhëtimeve. Prandaj, ia vlen shumë që ta përcjellë secilin prej këtyre profileve interesante.

Visar Arifaj –   @eurocali – Kryetari i Partisë së Fortë gjithsesi se është shumë “legjendar” edhe në SnapChat, si kudo tjetër. Prandaj, mos u kurseni – ndiqeni Visarin, që dita juaj të jetë më e mirë sa herë ta shihni atë dhe postimet e tij.

Valdrin Sahiti@drinkiano – Si kreator, Valdrini nuk mund të mos jetë kreativ në çkado që bën. Ai në llogarinë e tij në SnapChat poston fustanet më të mira që i bën për vajza, si dhe veshjet për meshkuj që i bën edhe për vete, por edhe për meshkujt e tjerë që duan të duken elegant dhe me stil.

Alaudin Hamiti@alaudinh – Drejtori i Klan Kosova dhe autori i emisionit NIN, është shumë argëtues dhe interesant edhe në SnapChat. Mes tjerash, ai e promovon edhe bujqësinë dhe bimët që i rritë në kopshtin e tij.

Petrit Kllokoqi @petritkllokoqi aka Titi, është poashtu njëri prej pronarëve të ZoneClub, por nëse ju intereson jeta e natës në Prishtinë, si dhe një njeri që është kreativ dhe me shumë sens humori në secilën ditë të javës, atëherë ndiqeni Petritin edhe nuk do të pendoheni për asnjë moment, sepse ai nuk zhgënjen në këtë aspekt. Mund të ndodhë që kur ai të jetë në element për të bërë humor, ju të shkriheni duke qeshë.

Astrit Gashi@astritig – Gazetari dhe publicisti i njohur Astrit Gashi njihet për guximin e tij dhe këtë fakt e shfaq edhe në SnapChat, sa herë t’i jepet rasti. Ai eksperimenton me ushqimin, veshjet, pijet, dhe jetën e natës, kur zakonisht është me miq të shumtë.

Dekorim Sahiti @dekorii – Nëse dëshironi të inspiroheni për veshje të bukura të meshkujve, stil tejet interesant të jetës me fitnes, ushqime të shëndetshme, jetë super të gjallë aktive, dhe shoqërinë e njerëzve të famshëm në qytet, atëherë ndiqeni aka Dekorin, i cili është bashkë-pronar i ZoneClub dhe menaxher i labelit të reperëve të famshëm BabaStars.

Drin Zatriqi @drinzi – Pak të rinj nuk kanë dëgjuar për Drinin, sepse ai është shumë unik në shumë aspekte. Tani, ai jeton në Nju Jork, dhe kjo është një arsye më shumë për ta ndjekur atë. Nëse dëshironi me e pa qytetin që nuk flen kurrë, ndiqeni Drinin, sepse edhe ai rrallëherë duket se flen.

Arlinda Ramadani – @arlindagolden – Drejtuesja e Kabinetit në Ministrinë e Integrimeve dhe bashkëshortja e Petrit Selimit, zëvendës ministrit të jashtëm është e dashuruar me natyrën, punën dhe familjen e saj, njësoj si edhe për modën dhe udhëtimet. Disa tipare që të gjithë duam ti kemi, apo jo?

Cozman@coz_man – Anëtari i njohur i labelit BabaStars është super interesant me veturat e shtrenjta, aksesorët e artë, ndejat dhe shoqërinë që ai e ka, e të cilën nuk heziton ta shfaq edhe në SnapChat. Sidomos, fansat e tij do të jenë shumë të lumtur ta dijnë profilin e tij në SnapChat, nëse ende nuk e kanë mësuar.

Majki @majkaveli – Majki e shfaq talentin e tij në shumë sfera shumë herë në llogarinë e tij në SnapChat. E të gjithë fansat e tij do të jenë shumë falenderues për faktin se ne e kemi rekomanduar atë në këtë listë.

Një gjë duhet të thuhet, se në këtë listë asnjëri nuk është më pak i rëndësishëm, dhe se këta nuk janë të vetmit njerëz që duhet të jenë këtu.

Prandaj, presim prej jush që në komente të na rekomandoni edhe njerëz të tjerë që ne t’i përcjellim dhe ta plotësojmë këtë artikull sa më shumë.

Kontrolloni gjithashtu

Safari i ri i Apple “mbyt” videot irituese

[ad_1] Në internet ka mjaft gjëra irituese dhe nëse lexoni lajme në disa faqe globale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *