10 këshilla që ‘ZOGU’ juaj të jetë i lumtur dhe i kënaqur

A keni menduar ndonjëherë se çfarë bën vagjina për ju? Pos asaj që ju ofron kënaqësi seksuale, ajo është e gatshme edhe që të zgjerohet deri në madhësinë e një shalqiri, nëse një ditë vendosni të lindni fëmijë.

Krahas gjithë këtyre gjërave të pabesueshme, do të duhej të mendoni për atë se cila është mënyra më e mirë që vagjina juaj të jetë e lumtur dhe e kënaqur.

Është shumë me rëndësi që këtë të mos e injoroni, sepse kur vagjina jote nuk është e lumtur, nuk je as ti!

1. Përdorimi i prezervativit
Përdorimi i prezervativit mirëmban nivel të shkëlqyeshëm të vlerave pH në vagjinë edhe kur është fjala për qëndrueshmërinë e baktereve të mira siç janë laktobacilet. Këto baktere ndihmojnë në preventivën e infeksioneve të vezoreve dhe vaginozeve bakteriale.

2. Rrobat e brendshme të pambukta
Fijet sintetike nuk i lejojnë vagjinës suaj të ajroset, mbajnë lagështinë dhe shkaktojnë infeksione. Veshja e pambukut i mundëson lëkurës të merr frymë. Për dallim nga pambuku, materialet sintetike parandalojnë qarkullimin e ajrit, e rrisin lagështinë dhe në këtë mënyrë shkaktojnë ambient ideal për zhvillimin e baktereve. Gjithashtu, rrobat e pambukta mund të lahen në temperatura më të larta sesa ato sintetike.

kegel-exercises-women

3. Ushtrimet
Ato forcojnë muskujt vagjinalë, andaj vetvetiu bëjnë të mundur kënaqësinë më të madhe në seks, orgazëm më intensiv dhe pengojnë papërmbajtjen në vitet e plakjes. Femrat të cilat në mënyrë të rregullt praktikojnë ushtrimet Kegel, kanë qarkullim më të madh të gjakut në regjionin e legenit, që rezulton me shëndet më të mirë seksual dhe përvojë të plotë seksuale.

4. Kontrollet vjetore
Pas moshës 18 vjeçare ose me fillimin e marrëdhënieve të rregullta seksuale, sugjerohet të behet kontrolli preventiv çdo vit. Në raste jo të rregullta të menstruacioneve, ankesave në gji ose në fund të barkut, duheni qe sa ma shpjet të nënshtrohuni kontrollit.

5. Përdorni lubrifikante
Nuk duhet të jeni në moshë për të vuajtur nga thatësia e vagjinës. Shumë alkool, pak ujë, stresi gjatë kohës së menstruacioneve, jo shumë epsh gjatë seksit, menopauza – e gjitha kjo mund të ndikojë në tharjen e vaginës. Shumë femra e vuajnë këtë në heshtje, ndërsa ilaçi nga barnatorja apo lubrikanti mund të zgjidh problemin shumë lehtë.

african_woman_taking_bath_bld059379

6. Mos e shpëlani vagjinën
Vagjina pastrohet vetë. Këto dushe largojnë nga vagjina bakteret e mira, ndryshojnë balancën kimike dhe rritin shanset për infeksione. Vagjina është një nga vendet më të pastra të trupit tuaj. Ajo është më e pastër se goja. Mjafton që ta mbani higjienën e pjesëve të jashtme.

7. Kini kujdes kur vozisni biçikletën
Nëse e bëni këtë shpesh, bëni pjesë në grupin e rrezikimit për brufullim, dhembje dhe djegie të pakëndshme zonën gjenitale.

8. Kujdes me antibiotikët
Edhe një kërcënim ndaj baktereve të mira në zonën tuaj gjenitale janë antibiotikët, sepse pos viruseve, vrasin edhe bakteret të cilat mbajnë vagjinën të shëndetshme.

151125142818-a54e5b560687e83626c873a04c074951

9. Vetëkënaqja
Masturbimi ju ndihmon të njihni më mirë trupin dhe shërben si një zgjidhje shumë e mirë seksuale. Por, edhe falë seks-lodrave, do të përfitoni orgazëm më të mirë të jetës tuaj. Por, një numër i madh i lodrave të seksit janë të ndërtuara nga materiali PVC dhe nga materiale të tjera toksike. Mund të shkaktojnë vërtet infeksione të pakëndshme dhe sëmundje serioze.

10. Seksi e mban të gjallë dhe të shëndetshme vagjinën
Ashtu si muskujt e tjerë në trup edhe vagjina ka nevojë për t’u përdorur dhe për t’u ushtruar, në të kundërt ajo mbetet e dobët dhe e brishtë. Seksi i rregullt ndihmon në mbajtjen gjallë dhe në formë vagjinën e një gruaje.

Kontrolloni gjithashtu

Gjëja e vetme që kurrë nuk duhet ta bëni gjatë larjes së flokëve

[ad_1] Kjo ose do të jetë gjëja më e qartë që keni lexuar ndonjëherë, ose …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *