​RussiaToday është medie e ndyrë, ‘Apple’ ta pranojë Kosovën në hartë

0
Gjigandi

“Dirty media” konsiderohet “Russia Today” nga komuniteti i artistëve kosovarë. Kjo ishte njëra nga mesazhet e dërguara sot në botë nga Prishtina, me rastin e prezantimit të instalacionit “Kosova on Apple, fight fake news”, që kishte përgatitur një grup i artistëve.

Mediat e Kremlinit akuzohen nga Perëndimi për lajme të rreme, mirëpo Kosova përveç kërcënimit që i vjen nga Kremlini me dezinformata, vuan edhe me presionin politik e diplomatik që e përdor Moska në Këshillin e Sigurimit, duke përdorur veton për pavarësinë e Kosovës.

Mediumi rus Russia Today u mundua që ta sulmonte këngëtaren e njohur të muzikës pop Dua Lipa, e cila ka prejardhje nga Kosova, duke e quajtur atë përkrahëse të fashizmin. Qëllimi i kësaj, sipas artistëve kosovarë vlerësohet si sulm për Kosovën dhe kulturën perëndimore.

E gjithë ideja për këtë instalacion ka ardhur nga kërkesa për përfshirjen e hartës së Kosovës në Apple, atëherë kur Lipa dhe Ora e dhe këngëtare të tjera kosovare e mbështetetën me krenari atë. Më pas media ruse, për ta komprometuar këtë kërkesë, lansoi dezinformata për këngëtaret me prejardhje nga Kosova.

Në qendër të kreyqytetit të Kosovës, në kohë pandemie, kur ndalohet grumbullimi qytetar, instilacionin e kanë vlerësuar lart si mesazh edhe dy këngëtarë vendorë.

RonaTyra

Njëri nga organizatorët e instalacionit ishte edhe këngëtari Mentor Mripa, i cili tha se si komunitet i artistëve do të jenë gjithmonë në përkrahje të yjeve kosovarë që po e bëjnë të njohur vendin gjithandej në botë.

Ai ka përsëritur edhe njëherë “Apple”, që të fus Kosovën në hartë.

“Është shumë e ulët nga ana e tyre gjithsesi, sepse ne kur përkrahim vlera, përkrahim veten fillimisht. Nëse reprezentacioni i Kosovës, ose pastaj Majlinda Kelmendi, Dua Lipa, Rita Ora, dhe shumë të tjerë të suksesshëm na prezantojnë denjësisht, pse edhe ne mos t’i përkrahim ato?… Të dy ne kemi ‘iphone’, dhe I themi ‘Apple’ se edhe ne jemi pjesë e botës. Mendoj se është e kjartë shumë”, tha ai.

Ndërsa këngëtari Fahrush Azemi, tha se kanë organizer aktivitetin e sotëm duke parë padrejtësitë që po i bëhen vendit dhe në mbështetje të iniciativës së këngëtares me famë botërore Dua Lipës, që Kosova të futet në hartën e “Apple”.

Azemi: Mbështesim mesazhet e Dua Lipës dhe Rita Orës

“Kemi ardh këtu për t’i mbështetur dy artistet tona të mëdha, Duan dhe Rita Orën, të cilat pa hezitim janë duke mbartë një energji inerte. Duke parë një padrejtësi të madhe që po i bëhet shtetit tonë, ato reaguan me mesazhe që tronditën botën, ku më së shumti tronditën armiqtë tonë”, tha Azemi.

Krejt në fund, ai tha se artistët mund të bëjnë shumë për vendin e tyre, teksa shtoi se do të jenë gjithmonë në mbështetje të iniciativave të tilla. Kurse sa i përket numrit të vogël të atyre që kishin dalë sot Azemi tha se ky është rezultat i pandemisë.

Profesori i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, Ardian Kastrati, ka thënë për Kosovapress, se, instalacioni artistik është një simbolikë shumë e madhe politike për dëmet që i vijnë Kosovës nga Federata e Rusisë.

“Shkurtesa e televizionit të Putinit Russia Today, pra RT nga artistët është interpretuar si ‘thashethemet’ sot (anglisht RUMORS TODAY), gjë që tregon nivelin e ulët profesional e qëllimkeq të mediumit kryesor të Moskës”, ka thënë Kastrati.

Ai ka vazhduar më tej, duke thënë se, mediumet ruse e kanë sjellë Perëndimin dhe veçmas Evropën në një situatë kaotike, me reflektime deri në rezultate zgjedhore.

“Kosova e kupton shumë mirë propagandën e zezë ruse, sepse më shumë se 80 vjet përballet me kësi propagande nga Serbia, aleati i fundit rus në Ballkan. Prandaj, instalacioni është një mesazh i fortë për Bashkimin Evropian në radhë të parë, se duhet ta ndajë të bardhën nga e zeza dhe mos ta lërë Kosovën dhe Ballkanin në kaosin që e do Rusia me mediat e saj”, ka thënë Kastrati.

Profesor Ardian Kastrati, e cilësoi këtë ngjarje si një protestë konkrete ndaj luftës hibride ruse ndaj Kosovës ekskluzivisht, por edhe si guxim të shtetit kosovar.

“Kosova e ka guximin kulturor dhe politik që të flasë hapur për kërcënimet hibride që vijnë nga Rusia, sepse në asnjë rrethanë nuk është e varur nga ajo. I gjithë Ballkani është në një gjendje të tillë, por shtetet e tjera e veçmas Serbia kalkulon kalkulon shumë në mes të Perëndimit dhe Rusisë|, ka thënë Kastrati.

Në instilacionin e qendrës së Prishtinës, kishte edhe mesazhe të tjera, të cilat kryesisht ndërlidheshin me ngjarjen dhe dezinformatat që i bëjnë Rusia dhe Serbia drejt Kosovës.

Ndryshe, kjo nismë e marrë sot nga komuniteti i artistëve ka dy qëllime vazhdimin e përkrahjes dhe sensibilizimit të futjes së Kosovës në hartën e Apple, dhe njëkohësisht ndalimin e lajmeve të rreme dhe propagandës armiqësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu