​Reçica: Me avancimin e mekanizmave ligjorë jetësojmë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

0
Gjigandi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqatës së personave me aftësi të kufizuara HANDIKOS, të prirë nga Afrim Maliqi, me të cilët ka diskutuar për situatën në të cilën është kjo kategori e shoqërisë sonë, veçmas pas përhapjes së pandemisë.

Sipas komunikatës ministrore Reçica theksoi se në bashkëpunim edhe me donatorët do të shqyrtojmë mundësitë për krijimin e një platforme përmes së cilës do mund të përfshihen personat më aftësi të kufizuara në programet e aftësimit dhe riaftësimit profesional, gjithnjë mbi bazën e nevojave të tregut të punës dhe nevojave të personave me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu, ministri Reçica i siguroi përfaqësuesit e HANDIKOS-it se do të angazhohet edhe gjatë këtij mandati për realizimin e prioriteteve me interes të përbashkët duke përfshirë planin legjislativ, avancimin e mekanizmave ligjorë në funksion të jetësimit të të drejtave të plota të personave me aftësi të kufizuara, duke përfshirë këtu edhe punësimin e tyre nëpër institucionet shtetërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu