​Propozim-aktakuza ndaj Thaçit e Veselit, Rama: Kosova u nënshtrohet proceseve të tilla – Serbia hap kapitujt me BE-në

0
Gjigandi

Në praktikën ndërkombëtare kjo është e pashembullt dhe kjo është përgjigjja që unë kam marrë nga disa vendas dhe të huaj, flas për ekspertë të nivelit të lartë ndërkombëtar. Asnjë nuk më tha që ka një praktikë ndërkombëtare që mund ta integrojë tekstin e djeshëm. Për t’u kthyer për herë të fundit, bartësit e institucioneve të Kosovës do u nënshtrohen proceseve të tilla sa herë ndërkohë Serbia hap kapitujt me BE-në, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, sa i takon propozim-aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veselit nga Gjykata Speciale në Hagë.

Më tej, Rama u shpreh se mbështetja që autoritetet e Kosovës i kanë dhënë këtij Tribunali tregon se nuk kanë asgjë për çfarë të tremben.

“Nuk ka dy individë që janë dhe autoritete që kthehen botërisht në të akuzuar pa akuzë, ose kjo është eksperiment i një drejtësie ndërkombëtare, se kjo nuk diskutohet. Po kjo e fundit është çmenduri. Unë jam po ai që isha në Beograd, po ai në takimin për Shengenin rajonal, dhe nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë për të ndërtuar së bashku me serbët një të ardhme tjetër, por drejtësia selektive nuk është drejtësi, dhe ajo e proceseve të përsëritura është mungesë. Kjo është pak po e thënë nga një piktor është e sigurt.

Dua të them që ky tribunal është i padrejtë sa i pashmangshëm dhe kjo është pse unë mendoj që Thaçi, Veseli e të tjerë që e votuan në 2015-n kanë bërë gjënë e duhur. I pashmangshëm, pas shuarjes së UÇK-së lufta e zjarrtë më armë u kthye në një të ftohtë për njohjen e shtetit. Në radhë të parë del në mënyrë të dhibmshme një nga rezultatet e dritëshkurtësisë e paaftësisë për të ndarë bërllokun lokal nga kjo temë kombëtare. Për mos ta kthyer në një çfurk për t’i nxjerrë sytë njëri-tjetrit. Barrikadat nuk forcojnë Kosovën, por Serbinë. Ka një njeri që flet më një drejtim, dhe siç nuk zgjedh fqinjin nuk zgjedh as kundërshtarin, dhe nëse kjo është Serbia dhe kjo është e pashmangshme dhe detyrimi për të folur me mjete demokratike jo me pushkët e Facebook-ut, ky sot është një nga rezultatet. Por mbështetja që autoritetet e Kosovës i kanë dhënë këtij Tribunali tregon se nuk kanë asgjë për çfarë të tremben,” tha Rama.

“Kjo është një e vërtetë për t’u thënë, mallkimi që do i ndjekë sepse mendonin se do e çlironin Kosovën me pushkë. Në Kosovë gjithë populli është ushtar për botën demokratike dhe kjo nuk është dobësi. Me atë tekstin e djeshëm nuk do amnistohet kurrë, një njoftim në ajër që i bie kokës dy figurave. Kjo është një çorbë, përballja e gjatë do ta bëjë UÇK-në më të fortë në kujtesën e shqiptarëve dhe do e bëjë Kosovën me të mirë dhe pse nuk duket kështu sot,” ka shtuar ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu