​Lehtësohet punësimi i viktimave të dhunës në familje dhe dhunës seksuale gjatë luftës

0
Gjigandi

Personat e strehuar në strehimorët për dhunën në familje dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, nga sot do të kenë më të lehtë punësimin.

Kjo falë memorandumit të bashkëpunimit i cili u nënshkrua në mes të Ministrisë së Drejtësisë, Rrjetit të Grave të Kosovës si dhe Shoqatës “Rrjeti i Shitësve me Pakicë”.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, u zotua se do t’i mbështesë këto kategori. Derisa ka theksuar se ky memorandum do t’ua lehtësojë jetën, duke iu ofruar punësim.

Ndërsa, udhëheqësja e rrjetit të grupeve të grave të Kosovës, Ikballe Rugova, ka thënë se pavarësia ekonomike e kësaj kategorie është qelës për sigurinë e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu