​Jashari publikon projektin e qeshmes publike në Skenderaj

0
Gjigandi

Komuna e Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se kësaj komune brenda dy muajve do t’i shtohet edhe një projekt kreativ dhe shumë i rëndësishëm për nevojat e qytetarëve të Skenderajt dhe rrethinës.

“Një qeshme publike, me fontanë moderne, e vendosur në parkun “Idriz Rreci”, një hapësirë atraksioni për banorët dhe vizitorët që vizitojnë qytetin tonë. I projektuar dhe trajtuar edhe në aspektin historik dhe mjedisor, ku qytetarët përveç që do të shërbehen me ujë, si burim i jetës, ata mund t’a shfrytëzojnë atë edhe si hapësirë rekreative. I tërë ky projekt është dhuratë – donacion nga humanisti dhe miku i qytetit tonë, Sali Ajdini, nga Gostivari, kurse projekti është dizajnuar nga dy të rinjë të komunës sonë, studentë të arkitekturës, Ibrahim Zabeli e Elion Ismajli. Në emër të qytetarëve të komunës sonë falënderoj mikun tim Sali Ajdini për financimin e këtij projekti në qytetin tonë”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu