“Unë jam feminist”, fjalimi i kryeministrit kanadez që preku gratë. Kush e frymëzoi të dalë hapur

0
17

Deklarata e një viti më parë e kryeministrit të Kanadasë Justin Trudeau “Unë jam një feminist”, u komentua shumë një vit më parë. Në një tjetër konferencë të Kombeve të Bashkuara në New York, Trudeau ka shpjeguar arsyet se përseai mendon se të gjithë burrat duhet të jenë feminist, përfshirë edhe atë.

Deklarata e kryeministrit më të pëlqyer nga komuniteti femëror, është pritur me mjaft duartrokitje dhe ka prekur mjaft vajza, gra, nëna por edhe burra, “feminist” si ai.

“Është shumë e rëndësishme që ne të gjithë të kuptojmë që jo vetëm burrat mund të jenë feminist, por burrat duhet të jenë feminist gjithashtu. Dhe unë jam krenar për këtë.

Të jesh një feminist për mua do të thotë të pranosh që burrat dhe gratë, mundet dhe duhet të jenë të barabartë dhe e dyta kemi shumë punë për të bërë.

Unë jam krenar, jam krenar të qëndroj këtu në javën e Kombeve të Bashkuara, në New York, dhe të shpreh përkrahjen për “Ai për atë”.

Kjo është një lëvizje e OKB-së të cilës unë shpresoj që t’i bashkoheni të gjithë, që burrat të ngrihen për gratë.

Burrat t’i japin fund bisedave negative, që ne bëjmë në dhoma të mbyllura dhe në kulturën vëllazërore. Ne kemi nevojë të dimë se jemi më të mirë se kaq.

Si t’i trajtojmë motrat tona, të dashurat tona, kushërirat tona, nënat tona, dhe bota rreth nesh ka rëndësi.

Ne duhet të kuptojmë se çfarë do të thotë të jesh burrë dhe kjo do të thotë të jesh i hapur, i apasionuar, i respektueshëm dhe trim për t’u ngritur për këtë.”, tha Justin Trudeau në Konferencë. Joseph Gordon-Levitt që e ka frymëzuar atë që ta quajë publikisht veten një feminist.

Kryeministri ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Sophie Gregoire Trudeau, e cila gjithashtu mbajti një fjalim në mbështetje të grave, drejtuar burrave.

“Siç e dini, unë jam mama e tre fëmijëve, dy prej të cilëve janë djem. Dhe djemtë janë të mrekullueshëm, kreativë, inteligjentë, qenie njerëzore të zgjuara. Dhe ju djema, kur jetoni në një kulturë që ndonjëherë kufizon idetë tuaja se si duhet të jetë një mashkull, dhe çdo të thotë të jesh mashkullor, kjo nuk lejon të tregosh inteligjencën dhe potencialin tuaj. Ju jeni qenie njerëzore të mrekullueshme dhe ne kemi nevojë për ju në çdo hap, për ta bërë këtë botë një vend për të gjithë.”, tha Sophie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here