Si t’i hiqni njollat e antipersiprantit në kushte shtëpie

0
19

Antiperspirantët janë të mahnitshëm në luftën kundër djersës së padëshirueshme.

Sidoqoftë, ata mund të jenë shkaktarë i problemeve sepse lënë gjurmë në rrobat tona.

Por mos u nxitoni t’i hidhni rrobat apo t’i dërgoni në pastrime kimike.

Kjo sepse njollat e antiperspirantit në rroba mund të hiqen në kushte shtëpie, vetëm me kripë.

Metoda me krip ndihmon në largimin e njollave të vjetra të cilat kanë mbetur në rrobat tuaja. Metoda është e sigurt dhe nuk i dëmton as rrobat e bardha, e as ato me ngjyrë.

Merrni pak kripë, lageni me ujë pjesën ku është njolla në rroba, dhe fërkojeni me kripë njollën.

Lëreni kripën të qëndrojë në rroba për 8-12 orë. Pastaj pastrojeni prapë, dhe shtoni më shumë kripë.

Pas kësaj metode, vendoseni rrobën në rrobalarëse dhe do të shihni se njolla është hequr!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here