Si të gatuajmë tiramisu – Receta Gatimi

0
31

Përgatitja: Në dy tasa ndajmë të verdhat nga të bardhat e tre vezëve, dy kokrrat e tjera i lëmë të plota te tasi me të verdhat. I rrahim me mikser derisa të bëhen si krem.

Shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë e rrahim. Në tasin tjetër, ku kemi të bardhat e vezëve, shtojmë pak kripë dhe i rrahim fort derisa të bëhen si borë. Në tasin me kremin me të verdhat e vezëve shtojmë djathin Mascarpone dhe e përziejmë me kujdes. Shtojmë të bardhat e vezëve. Vazhdojmë e përziejmë ngadalë që të mos ulet volumi.

Në një tepsi vendosim një shtresë krem. Biskotat Savoiardi i lyejmë me kafe ekspres dhe i vendosim mbi shtresën e kremit. E përsërisim këtë veprim disa herë. Kjo është receta klasike e tiramisusë. Sipas dëshirës, në mes mund të vendosim feta luleshtrydhe ose copa çokollate.

Në fund, e spërkasim me kakao dhe e zbukurojmë me luleshtrydhe. Ëmbëlsira duhet të qëndrojë disa orë në frigorifer përpara se të konsumohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here