Serbia po dorëzohet për Asociacionin në Kosovë? Ja deklarata e Gjuriqit

0
23

Beogradi zyrtar po shkon drejtë dorëzimit sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas Marrëveshjes së Brukselit. Drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriqi i ka dhënë një ultimatum disa vjeçar Kosovës për ta përfunduar këtë akt. “Prishtina ka afat për 1.674 ditë ta bëjë formimin e Asociacionit të komunave serbe dhe ky është ” i vetmi kronometër që është i çelur”, ka thënë ai. Ndryshe, Formimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe është ndër prioriteti kulmor i Listës Serbe. Igor Simiq, deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës dhe zëdhënës i këtij subjekti politik, deklaroi para disa ditësh se ekziston një vullnet i mirë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, jo vetëm brenda Listës Serbe, por sipas tij edhe tek përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here