Rreth 500 mijë njerëz vazhdojnë të protestojnë në Rumani

0
30

Rreth 500 mijë vetë manifestojnë të dielën në mbrëmje, megjithëse qeveria u tërhoq nga zbutja e legjislacionit antikorrupsion, në ditën e gjashtë të një proteste të paprecedentë që prej përmbysjes së regjimit komunist, njoftojnë mediat e vendit.

Tërheqja nga një dekret që do tu kishte bërë të mundur politikanëve t’i shpëtonin ndjekjes penale nuk e qetësoi zemërimin e manifestuesve, të cilët ishin rreth 250 000 vetë në Bukuresht përpara godinës së kryeministrit socialdemokrate Sorin Grindeanu.

Manifestuesit në kryeqytetin rumun, me flamuj të Bashkimit evropian në duar, thërrisnin në kor “ Largohuni” dhe “hajdutë”.

Por, kryeministri Sorin Grindeanu nuk pranon të japë dorëheqjen, duke deklaruar në një intervistë televizive se « mban përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që votuan për partinë e tij në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here