Rrëfehet 41 vjeçari: E dashura thotë se do e lë burrin për mua e nuk e bën, por u çmend kur unë…

0
43

Një burrë 41 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me kolegen e tij, një grua të martuar që ka një djalë, përcjell Bota sot.

Ai thotë se ajo i ka thënë se do të ndahet nga burri që të jenë bashkë pasi e do dhe takohen për seks pothuajse çdo ditë.

Rrëfimi i tij i plotë:

E dashura ime dhe unë kemi jetë pasionante seksuale.

Por ajo u tërbua kur e kuptoi se unë po dilja me një femër tjetër, edhe pse ajo po e tradhton ende burrin e saj me mua.

Ne takohemi prej 2 vitesh dhe shihemi pothuajse çdo ditë e bëjmë seks sa herë që mundemi.

Të dy punojmë në një kompani, unë jam IT ndërsa ajo merret me modë.

Unë jam 41 vjet ndërsa ajo 39 dhe ka një djalë adoleshent. Kurrë nuk kam qenë i martuar por gjithmonë kam pasur sy për zonja.

Ne u takuam në punë dhe u tërhoqëm me njëri tjetrin. Ne shkuam në një trajnim për një javë dhe kaluam shumë kohë në dhomat e njëri tjetrit, kështu që ndodhi e pa evitueshmja.

Një natë i thashë asaj që të qëndronte në dhomën time dhe të mos shkonte në të sajën.

Ne u puthëm dhe bëmë seks të mahnitshëm dhe ajo e pranoi se martesa e saj kishe përfunduar.

Tingëllon çmenduri por unë i propozova asaj dhe ajo pranoi por tha se do të mund të jemi me të vërtetë bashkë vetëm pasi të divorcohet nda burri.

Ne e shijojmë seksin shumë sa herë që arrijmë ta bëjmë atë, por ajo duket se nuk e ka ndërmend ta lërë burrin e saj.

Një shoqe e kushëririt tim më ftoi një natë për të biseduar. Ajo është 26 vjet beqare dhe ishte shumë flirtuese.

Ajo erdhi tek unë dhe nuk e dija çka po bëja. Ishte seks.

E mora atë në shtratin tim dhe ne nuk mund t’i hiqnim rrobat aq shpejtë.

Më pas i tregova se nuk mund të isha me të pasi unë po dilja me dikë tjetër.

Ajo vazhdoi të më shkruante edhe në ditët në vazhdim dhe e dashura ime i pa mesazhet në telefon dhe u çmend, më akuzoi për tradhti.

Ndërsa ajo po fle me dikë tjetër, me mua, prapa shpinës së burrit të saj.

Ajo më bën mua personin më të keq në botë ndërsa që nuk e sheh se çfarë po bën.

Përgjigja e psikologes:

Kjo lidhje shkon me pjesë. Ajo nuk e lë burrin e saj por të akuzon ty që del me dikë tjetër. Gjërat për ty duken sikur do të jenë një fund i hidhur.

Ajo thotë se martesa e saj ka përfunduar por ti ke vetëm fjalët e saj. Ajo me siguri e urren që ta shkatërrojë jetën e djalit të saj.

Dhe pse ta lë burrin e saj kur me ty ajo i ka dy gjërat më të mira?

Nëse mendon se ajo është e vetmja për ty, gjeje një moment të qetë dhe pyete se kur do ta lë burrin e saj. Thuaj se nuk mund ta presësh pakufi.

Jepi asaj një kufi të kohës, dy muaj apo ashtu diçka që t’i tregojë burrit të saj se ka përfunduar gjithçka mes tyre dhe atëherë mund të bësh plane. Por nëse gjërat nuk përfundojnë deri atëherë, përfundoje lidhjen me të dhe gjej dikë që do të jetë e gatshme të jetë me ty./BS/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here