‘Rexhep Qosja po hedh hi syve, synon të mos zbulohet rasti i Astrit Deharit’

0
16

Vdekja e dyshimte e Astrit Deharit ka ngjallur debate të ndryshme jo vetëm në qarqet politike, por edhe në mbarë opinion publik.

Rexhep Shahu, analist politik duke folur për këtë epilog tragjik ka pohuar se, më i madhi njeri që synon të mos zbulohet rasti i Astrit Deharit është Rexhep Qosja, i cili sipas tij, po hedh hi të nxehtë në sytë e njerëzve, kur ditë më parë tha se “Deharin e vrau shteti”.

Shahu ka mohuar një gjë të tillë, duke e ironizuar mendimin e akademik Qosjes, pasi sipas tij, Astritin e vrau gjithë Kosova, e vranë gjithë shqiptarët, e vranë pozita dhe opozita, shoqëria civile dhe ajo policore.

“Akuza e Qosjes është për ta mbuluar rastin mos me lejuar që të zbulohet kurrë. Edhe Qosja e gjithë ata që ia ndjekin melodinë duke hedhe hi të nxehtë, në sytë e njerëzve, mbulojnë të vërtetën. Deharin e ka vra pushteti, e jo shteti, atë e kanë vra strukturat e caktuara, por jo i gjithë shteti, sepse shteti jemi të gjithë, e ne natyrisht se nuk e kemi vra të gjithë Deharin”, ka thënë analisti politik Shahu.

Ai më tej ka thënë se dëshiron të besoj se frika është ajo që nuk po e lejon të vërtetën të zbulohet dhe të del në pah gjithçka.

“Dua të besoj se frika është ajo që nuk lejon tani, që të zbulohet e vërteta, pushteti i frikës që mbjellin struktura të posaçme nuk lejojnë të vërtetën të dale. Dhe nëse nuk do të çlirohen nga frika përgjegjësit, rasti besoj se do hyjë në arkiv, e nëse e ndihmojnë ndërkombëtaret atëherë ndoshta edhe mund të zbulohet. Po strukturat që ushtrojnë frikë në Kosovë janë të fuqishme”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here