Qeveria italiane ndan 40 milionë euro për zonat e prekura nga tërmetet e së mërkurës

0
22

Qeveria italiane zhbllokoi sot 40 milionë euro për zonën e prekur nga tërmeti i regjistruar të mërkurën në mbrëmje në pjesën qendrore të vendit dhe për zgjatjen e gjendjes së emergjencës të shpallur në muajin gusht në rajonin e prekur nga lëkundjet e mëparshme të tokës.

Qeveria ndër të tjera premtoi si rasti pas tërmetit të shënuar në muajin gusht se të gjitha ndërtesat e dëmtuara apo të shkatërruara do të rindërtohen, duke ftuar personat e prekur për të pranuar vendstrehime të përkohëshme në distancë.

Gjendja e emergjencës u njoftua pas një takimi të kabinetit të qeverisë sot paradite duke mundësuar përshpejtimin e marrjes së vendimeve në lidhje me asistencën për popullatën duke kapërcyer hapat burokratike, transmeton atsh.

“Do të rindërtojmë gjithçka, thuajse deri në masën 100 për qind, ky është zotimi i qeverisë”, u shpreh Vasco Errani, komisioner për rindërtimin i emëruar në këtë post pas tërmetit në Amatricie në gusht gjithashtu përgjegjës për dëmet e tërmetit të një ditë më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here