Pse na dhemb kurrizi dhe si t’i parandalojmë dhimbjet

0
14

Dhimbjet në pjesën e epërme të trupit janë të shpeshta, por kryesisht janë të parrezikshme dhe shkaktari kryesor i tyre është qëndrimi jo i drejtë, muskujt e dobët dhe lëvizjet jo të drejta.

Ngërçet në muskuj janë shkaktari kryesor i dhimbjeve në pjesën e epërme të kurrizit. Për këtë arsye terapia më shpesh përfshin çlirimin nga tendosjet në muskuj.

Rreziku nga ngërçet rritet dukshëm nëse muskujt janë të dobët në rajonin e stomakut ose nëse ka tendosje në ije.

Rreth 80 deri 90 për qind e personave të rritur ndiejnë dhimbje në pjesën e epërme të kurrizit, por me kalimin e viteve ato paraqiten gjithnjë e më shpesh. Fillimisht, dhimbjet paraqiten ndërmjet moshës 30-50 vjeç për shkak të mënyrës së qëndruarit ulur.

Një studim ka treguar se personat që vazhdojnë aktivitetin në mënyrë normale hetojnë ndalimin e dhimbjeve. Por, nëse për një kohë të gjatë qëndroni në të njëjtën pozitë, shtohet rreziku nga ndezja e kyçeve.

Barnat kundër dhimbjeve merren vetëm nëse ato janë të padurueshme. Rekomandohet që të ketë aktivitet sa më të madh, derisa ata që vendosin për disa ditë pushim rekomandohet të shëtisin për disa orë. Vizita te mjeku është e pashmangshme nëse dhimbjet nuk zbuten, ose përkeqësohen pas dhjetë ditësh.

Terapia fizike, joga ose masazhi mund të ndihmojnë shumë në tejkalimin e këtyre problemeve. Por, personat që vuajnë nga dhimbjet për më shumë se shtatë ditë duhet t’iu nënshtrohen formave alternative të shërimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here