Bëmat e shqiptarëve” prapë në kryelajmet e mediave serbe, të cilat trillojnë tema ku inkriminojnë shqiptarët.
E fundit, është ajo e cila publikohet në numrin e nesërm të gazetës Kurir, dhe hiç më pak se si temë kryesore në ballinën e kësaj gazete ndër më të shiturat në Serbi.
Kurir, pretendon se agjentët danezë kanë zbuluar planin e terroristëve shqiptarë të cilët ishin përpjekur ta vrisnin në Kopenhagë këngëtaren e popullarizuar të turbo-folkut serb, Ceca Raznatovic, ish bashkëshorte e kriminelit të vrarë serb Arkan.
Ceca në Danimarkë, udhëton të premten, ku sipas gazetës serbe, do të jetë nën përcjelljen e shërbimit intelegjent danez, dhe forcat speciale të këtij vendi nuk do t’i ndahen 24 orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here