“Praktikonte” shkelmat tek gruaja e tij… policia arreston 51 vjeçarin nga Durrësi

0
7

Një tjetër rast dhune është shënuar në Shqipëri, kësaj here në qytetin e Durrësit, ku një 51 vjeçar ka rrahur bashkëshorten e tij 45 vjeçe me inicialet L.U.

Policia e Durrësit saktëson se Mëhill Qehaja ka ushtruar disa herë dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, ndërsa në momentin kur efektivët e kanë kapur në flagrancë, ai po i gjuante gruas me shkelma në trup.

Njoftimi:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës e arrestuan në flagrancë Qehajan, më datë 05.09.2017, në banesë.

Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike duke e goditur me shkelma në trup bashkëshorten e tij, shtetasen L.U. 45 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here