Policia jep detaje të ngjarjes që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “B”

0
276

Policia njofton se dje në një objekt afër rrugës “B” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Bazuar në rezultatet e hetimeve fillestare, ngjarja është nxitur nga një zënkë e momentit, e cila ka eskaluar dhe në një përleshje ku kanë qenë të përfshirë disa persona, është shtënë me armë zjarri, është përdorur arma e ftohtë (thikë) si dhe mjete të tjera të forta.

Në këtë rast janë lënduar 3 persona: A. S, mashkull , 37 vjeç, ( i goditur me mjetë të fortë ) G.A, mashkull , 26 vjeç, ( i therur me thikë ) dhe P. S, mashkull , 21 vjeç, ( i therur me thikë), të cilët menjëherë janë dërguar për trajtim mjekësor. Po të njëjtëve persona, pas marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Aktualisht puna policore për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë si të dyshuar të mundshëm po vazhdon, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje, në polici është iniciuar rasti vrasje në tentativë dhe lëndim trupor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here