Pinë helm, vdes një grua, një burrë në gjendje të rëndë

0
18

Dy persona kanë tentuar që t’i japin fund jetës duke konsumuar lëndë helmuese, ku një grua ka gjetur vdekjen, ndërsa një burrë ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme të ndodhura gjatë së mërkurës, ku njëri është shënuar në Tiranë dhe tjetri në Elbasan.

Gjatë ditës së djeshme në spital ka ndërruar jetë 51-vjeçarja A.Ç., banuese në Tiranë.

Sipas burimeve policore, gruaja ka konsumuar fostoksinë, ku pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha ka gjetur vdekjen.

Rasti i dytë ka ndodhur po dje, në qytetin e Elbasanit, në lagjen “11 Nëntori”.

Në banesë, është vetëhelmuar i moshuari Z.D., 80 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje rëndë. Lidhur me këto raste po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që materialet për ndjekje të mëtejshme iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here