Oppo vjen me modelin e ri, A71

0
6

Oppo ka përditësuar në heshtje një seri të telefonave me një pajisje të re. I quajtur Oppo A71, telefoni është renditur në faqet e internetit të kompanisë kineze në Pakistan dhe Malajzi. Modeli i ri është mundësuar nga MT6750 SoC Mediatek me procesor octa-core 1.5GHz dhe Mali-T860 MP2.

A71 ka një ekran 5.2 inç HD, dhe vjen me 3GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme. Pajisja përmban një kamerë kryesore me 13MP dhe një kamerë për selfie me 5MP në pjesën e përparme.

Masa është 148.1 x 73.8 x7.6mm dhe peshon në 137g, telefoni paketon një bateri prej 3.000mAh.

Pajisja është aktualisht në dispozicion për blerje në Malajzi. Ka një çmim prej rreth $ 200.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here