Nxënësit protestojnë edhe sot për Aulon Zekën

0
26

Disa nxënës të shkollave të mesme në Prishtinë janë duke kërkuar drejtësi për vdekjen e 16-vjeçarit Aulon Zekës.

Ata janë duke protestuar në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë me parullat “Drejtësi për Aulonin”.

Aulon Zeka është gjetur i vrarë afër shkollës “Model” në Prishtinë në lagjen Arbëria.

Dyshohet se ai është vrarë nga tjetër i mitur me inicialet G.H.

Lidhur me rastin e Aulonit janë arrestuar dy të dyshuar, një femër R.G dhe tjetri G.H, raporton Insajderi.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme po ashtu është protestuar për vrasjen e Aulon Zekës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here