Nuk ndalon droga, tani gjenden të paketuara nëpër shtëpi

0
9

Një 41-vjeçar është vënë në pranga në Memaliaj pasi në shtëpinë e tij policia ka gjetur një sasi droge prej 42 kilogramësh kanabis sativa.

Gjatë kontrollit, Spartak Caca ka qenë duke zhvendosur 7 pako me lëndë të dyshuar narkotike në oborrin e banesës së tij në fshatin Xhafaj, Memaliaj.

Pesha totale e lëndës ishte 42 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i Spartak Caca, 41 vjeç, banues në fshatin Xhafaj, Memaliaj.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here