Nju Jork, forum mbi sfidat e globalizimit

0
104

Në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të mërkurën, udhëheqës botërorë të bizneseve dhe politikës u takuan për të nxitur bashkëpunimin në fusha si tregtia, investimet dhe teknologjia ndërkombëtare për të ndihmuar në nxitjen e globalizimit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Daniel Schearf njofton nga Nju Jorku.

Në Forumin e parë Global të Bloombergut për Biznesin, udhëheqësit e biznesit dhe politikës mbrojtën globalizimin, në një kohë kur shumë të tjerë e shohin atë nën kërcënim.

“Ne jemi në një moment shumë të veçantë. Kemi shumë sfida globale, si ndryshimet klimatike, migrimi, terrorizmi dhe për këtë arsye kemi nevojë për bashkëpunim shumëpalësh”.

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton vuri në dukje pasojat e globalizimit, që kanë çuar në reagime të ashpra nga perzonat që ndihen të neglizhuar.

“Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se shumë njerëz ndihen të përjashtuar, politikisht dhe ekonomikisht, të harruar nga shoqëria dhe që kanë nevojë për ndihmë për t’u bërë pjesë e së ardhmes.”

Presidenti i kompanisë Alibaba, Jack Ma tha se globalizimi, dhe përparimet që ai po sjell, duhet të përqafohen.

“Në 30 vitet e fundit, 6 për qind e biznesit në botë, kompani të mëdha, po përfitojnë nga globalizimi. Në 30 vitet e ardhshme, ne besojmë, dhe këtë e tregojnë të dhënat, se të paktën 60 për qind e bizneseve të vogla do të përfitojnë nga globalizimi”.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini tha se Brexit dhe axhenda “Amerika e Para” nga udhëheqja e Shteteve të Bashkuara kanë nxitur një ndjenjë uniteti në Evropë.

“Ajo që kam parë këtë vit është se pjesa tjetër e botës po i hedh sytë nga Evropa për udhëheqje. Dhe ne mund të udhëheqim. Ndjejmë përgjegjësinë për ta bërë këtë. Pra, Evropa tani ka besim tek vetja”.

Drejtuesi i kompanisë Apple, Tim Cook tha se imigrantët e talentuar duhet të merren në punë dhe të mos përjashtohen.

“Unë do të kisha plane shumë agresive jo vetëm për të lejuar ardhjen e disa njerëzve, por edhe për punësimin e tyre”.

Pavarësht sfidave, Cook tha se është më optimist se kurrë më parë, duke thënë se teknologjia ofron një mundësi për njerëzit dhe për vendet që të punojnë së bashku./voa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here