Nisma nesër nis fushatën në Gjakovë

0
31

Nisma për Kosovën nesër fillon hapjen zyrtare të fushatës elektorale në komunën e Gjakovës, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në këtë aktivitet të Nismës në Gjakovë pritet të marrin pjesë përfaqësues nga Kryesia Qendrore, ku do të prezantojnë pikësynimet më vitale realizim të kërkesave në interes të popullatës gjakovare, si në arsim, punësim, zhvillim tregtar e industrial dhe në shëndetësi, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Kandidat i kësaj partie për kryetar të Gjakovës është Fazli Hoxha, e i cili pritet që në këtë hapje të prezantoj edhe programin e tij qeverisës.

“Nisma për Kosovën në Gjakovë, duke filluar që në ditën e pare për të vazhduar deri me 22 Tetor, do të krijoj atmosferë të një fushate festive demokratik edhe te lirë. Në tubimet e këtij subjekti politik që do organizohen në gjithë territorin e komunës, do të ofrohet mundësi e mire për qytetarët, për tu njohur me programin dhe synimet e realizimit të projekteve më vitale në qytetin e Gjakovës dhe në 89 fshatrat e Komunës”, thuhet në komunikatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here