Mori 250 mijë euro përmes mashtrimit, gjykohet në mungesë italiani

0
7

Ka mjaftuar një prezantim si biznesmen italian me qëllime investimi në Shqipëri në fushën e ndërtimit, që të realizojë një skemë të mirëfilltë mashtrimi ndaj disa biznesmenëve në qytetet e Vlorës dhe Durrësit.

Shtetasi italian Giuseppe Mei është duke u gjykuar në munegsë në Gjykatën e Tiranës për akzuën e “mashtrimit me pasoja të rënda”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Mei ka arritur të marrë mbi 250 mijë euro nga disa biznesmenë, duke u premtuar atyre se do të sillte nga Italia firma ndërtimi për të realizuar ngritjen e disa blloqeve shumëkatëshe të banimit në qytetet e Vlorës dhe Durrësit.

Kaq ka mjaftuar që disa biznesmenë të dy qyteteve bregdetare të tregohen të pakursyer në dhënien e eurove italianit mashtrues të veshur nën petkun e biznesmenit. Por ajo që pasoi me pas ishte heshtje dhe zhdukje e italianit.

Pas denoncimit të bërë, prokurorët shqiptarë pas letërporosive me homologët italianë mësuan se Giuseppe Mei ishte një person me precedentë penalë në fushën e mashtrimeve edhe në Itali dhe se skemën që kishte aplikuar në Shqipëri e kishte bërë edhe në disa lokalitete bregdetare të vendit fqinj.

Nëse italiani Mei do të shpallet fajtor nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “mashtrimit me pasoja të renda”, atëherë ai rrezikon një dënim që varion nga 5 deri në 10 vite burgim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here