Lifestyle
  • 12.04.2013, 21:22

    Rrëfim erotik: Çmenduri seksuale në fshat

    Për herë të parë shkova tek tezja në fshat, pasi mbarova maturën. Jo pse unë dëshiroja, por ishte propozim i mamit, sepse ajo i mati e i çmati gjërat dhe më në fund më tha se kështu duhet të bëhet. - Bijë… nuk ka rrugë tjetër. Pasi babai fitoi një pushim në det nga firma, ku ka të drejtë të shoqërohet edhe nga bashkëshortja, domethënë nga unë, pse të mos e shfrytëzojmë. Ashtu-ashtu, ne nuk do ta shihnim detin me sy, prandaj shko ti në fshat tek tezja, derisa ne të kthehemi – më tha nëna, e cila ishte e gëzuar tej mase për mundësinë që ia kishin ofruar në firmë babit. Ndonëse nuk ma kënda, u desh të pranoja që të humbisja në atë fshat të largët dhe malor, ku as dreqi nuk bënte vezë. Të nesërmen u bëra gati dhe u nisa për në fshat, bashkë me një shoqen time të klasës, me të cilën isha katër vite rresht në një klasë në gjimnazin e qytetit. Prania e saj dhe fakti që edhe atje do të rrinim bashkë, paksa ma lehtësonte mërzinë. Unë nuk isha vajzë që kënaqet me pula, lopë, kuaj etj. Por, për mua ishin dy gjëra që i bëja me kënaqësi; mësimi dhe dashuria. Edhe në shkollë më njihnin si nxënëse të shkëlqyeshme, por edhe si “p*dh i fortë”, siç i dëgjoja djelmoshat të komentonin për pamjen time. Pikërisht këto komente të djelmoshave më shtynë që të mendoj edhe për jetën seksuale, përpos mësimit, të cilit i përkushtohesha tej mase. Njëkohësisht, pamja dhe forma e trupit tim, e cila përcillej me një bukuri të pa rezistueshme, mundësonin që edhe profesorët të më vardiseshin, se jo vetëm nxënësit. - Ja, këtu banon tezja jote… Natyrisht edhe unë këtu banoj, por shtëpitë nuk i kemi aq afër – më tregoi me gisht Liria, shoqja ime e klasës, derisa minibusi iu afrua fshatit. Ishte një fshat piktoresk, por i humbur fare në dynja. Nuk e kuptoja se si jetonin këta njerëz në një vendbanim kaq të vogël dhe kaq larg nga qyteti. Me t’u paraqitur në oborrin e tezes Hanemsha, vërejta se ajo mbytej nga punët e shumta që kishte. Në një qoshe lehte një qen, diku më larg pëllisnin lopët, kudo nëpër oborr shëtisnin pulat… Të gjitha këto kërkojnë përkujdesjen e njeriut. - E mjera tezja, sa shumë punë po bëka këtu – mendoja në vete. U desh që disa herë të thërras emrin e saj, për t’u paraqitur ajo më në fund para syve tanë. Ishte e veshur me ca rroba të pista, me të cilat punonte në ahur. Me trup dukej e mirë, por edhe fytyra i dukej e bukur, por shumë e skuqur. Ajo nuk bënte grim dhe dallavere të ndryshme, sikurse ne në qytet, por ishte krejt natyrale. - Pa shihe, pa shihe se kush më ka ardhur… Ahaaaaa… E ke harruar krejt tetën moj Shkurta – fliste teta Hanë, derisa afrohej. - E po… E din ti moj teta se sa obligimet i kemi ne në qytet! – desha të arsyetohem, sepse vërtetë kurrë nuk kisha shkelur pragun e saj. Rrethanat kanë qenë të atilla që nuk ndiqeshim edhe aq fort. Megjithatë, i yti kurrë nuk mund të harrohet. Kurrë-kurrë, pa ia shkelur pragun, nuk ke qarë. Tezja na ftoi brenda, por Liria nuk pranoi. Më premtoi se do të vinte pas ca orësh me një shoqe të saj, e cila nuk kishte ndjekur shkollën e mesme, por që fillimisht e ka obligim të paraqitet në shtëpi me kohë. Këtë e kishte rregull shtëpiak, e që çdo shkelje do t’i kushtonte shtrenjtë. - O zot… Çfarë regjimi paska kjo – mendova për një çast në vete. E vëreja edhe në shkollë se si rrinte kokulur dhe nuk argëtohej sikurse ne që jemi nga qyteti. Nuk e kuptoja fare këtë mënyrë të jetës, edhe pse e dija që secili do të pajtohej, nëse nuk do të kishte rrugëdalje tjetër. Pasi i shkëmbyem ca llafe me tetën, ajo më tha se mund të pushoj pak, sepse rruga ishte e mundimshme për mua, ndërsa ajo do t’i përfundoj ca punë rreth kafshëve. Në ndërkohë Liria erdhi me shoqen e saj dhe mua mu qelën pak sytë. Mbetëm të vetmuara në një dhomë, unë, Liria, dhe shoqja e saj, Genta, e cila që në fillim më pëlqeu. Ishte një vajzë e pashme, me trup bombastik, fytyrë të lezetshme dhe sy të shkruar, që i qitnin xixa. Shihej qartë se kjo ishte copë e gjysmë, prandaj nuk ia kanë lejuar shkollimin, sepse do të bënte kërdi në qytet. - Përshëndetje mike… Uaaaa, çfarë cope… – me foli Genta, e cila dukej të ishte e lirë dhe mjaft llafazane. - Përshëndetje Genta… Besoj se nuk kam nevojë të prezantohem, sepse Liria më ka zënë ndonjëherë në gojë gjatë bisedës me ty, a po jo? – i thashë, duke u munduar të paraqitesha sa më e ftohtë për fillim. - Po si, po si… Më ka treguar se je p*dh më i mirë në shkollë! – ia tufi ajo, pa fije turpi që po fliste më dikë që për herë të parë e takonte. - Mos ia zë për të madhe… Genta është e tillë… Gjynah që nuk pati mundësi të shkollohej – ia priti Liria. Pavarësisht shprehjeve të saj, Genta disi mu fut në zemër menjëherë. Për herë të parë mu ngjall një dëshirë që ta përqafoja një femër, të rrija bashkë me të, të shtrihesha në shtrat dhe të flejë e mbërthyer për trupin e saj. Ajo, sikur mi lexoi mendimet dhe mu afrua e më përqafoi, sikur të ishim njohur me vite të tëra, por që një kohë nuk jemi parë. Për një çast më puthi ëmbël në qafë, pastaj në faqe, kur njëra prej puthjeve ishte fare pranë buzëve. O zot… sa shumë e kam përmbajtur veten, kur në atë çast dëshiroja ta puthja në gojën e saj të lëngshme dhe shumë simpatike. - Mezi kam pritur të të shohë, sepse Liria më ka folur shumë për ty. Më ka thënë që djelmoshat lëpiheshin sa herë të shikonin, ndërsa profesorët gjatë shpjegimeve, sytë i mbanin shpesh të ngulitur në trupin tënd – fliste Genta, ndërsa unë vetëm i shikoja buzët e saj se si lëviznin ëmbël. - Më folur kah del shpirti, edhe ti s’po ma lëshojke rrugën ë?!… Më ke mahnitur edhe me trup edhe me bukuri, por edhe me aftësi komunikuese. Nuk e mendoja që një femër fshati mund të jetë kaq inteligjente dhe e fortë – i jepja komplimente Gentës, të cilat vërtetë i meritonte. Ishte femra e parë që më bëri të mendoj për një aventurë, ndryshe nga që kisha përjetuar në qytet. Nuk e kuptoja vetën se pse më lindi kjo dëshirë. Se edhe Genta e dëshironte këtë, u vërejt qartë. Sikur mos të ishte Liria me ne, ajo do më vërsulej menjëherë në përqafim dhe puthje. Këtë e dëshiroja edhe unë, por se më duhej të paraqitesha më e matur. - Më falni, sepse mua më duhet prapë të shkoj në shtëpi… Kthehem përsëri, mos u merakosni – tha Liria, e cila dukej se e kishte kuptuar që ishte e tepërt në mesin tonë. U mundova ta bind që të rrinte, ndërsa arsyetohesha se pse me këtë Gentën flisja më shumë se me të, por Liria ishte mike e mirë. Ajo dinte të sillej në çdo situatë dhe nuk hidhërohej, edhe nëse i thoja se duhej të më lente vetëm me ndonjërin nga djemtë e shkollës. Liria doli, ndërsa teta Hanë ende merrej me punët e saj në ahur. Mbetëm të vetmuara unë dhe Genta në dhomë. Sapo u kthyem nga oborri, ku e përcollëm Lirien, Genta më shikoi në sy duke u buzëqeshur ëmbël dhe i shtriu krahët. - Eja e dashur të të përqafoj përnjëmend, sepse ai përqafim para syve të Liries ishte fals – me tha kuçka fshatare, duke ma mbështjellë belin me krahët e saj të gjatë. Sapo më shtrëngoi, filloi të më puthë në faqe disa herë, por që gjithnjë e më shumë i afrohej gojës sime. Në një moment, sikur një hajdute dhe me shpejtësi të madhe më puthi direkt në buzë. O zot sa shumë më joshi, sa që edhe unë e putha atë në buzët e shijshme katrore. Kjo i mjaftoi asaj që ta përsëris këtë, por që me mjeshtëri diti t’i shndërroj ato puthje në ndjenjën epshore, e që edhe trupi filloi të dridhej. Pa vetëdije, ia mbështolla belin e hollë me muskulaturë të shtrënguar, duke e përkëdhelur ngadalë dhe me shije. Më pas i futa duart nën bluzën e hollë, për t’ia prekur lëkurën e bardhë si bora, e cila kurrë nuk ishte ekspozuar në diell. - Uhhhhh… Sa e bardhë që je… Ta ha krejt trupin – i thash nga ndjenja e kënaqësisë dhe dëshirës që ta kisha krejt lakuriq në shtrat. - Mi kap ci cat e dashur… Mi shtrëngo… Shijoi se sa të forta janë – më urdhëroi Genta, veprim të cilin menjëherë e bëra. Sapo dora i preki gjinjtë e njomë të Gentës, mu shfaq një dëshirë e pa rezistueshme që t’ia thithë majat. Ishte kjo një përvojë e parë për mua, por njëkohësisht edhe dëshirë e flaktë, e cila kurrë më parë nuk ka ekzistuar në kokën time. - Oooohhhh… Thithi e dashur… Shtypi… Ndrydhi se janë të kallura – gjëmonte me zë të ulur Genta, nga frika se do na dëgjonte teta Hanë. Nuk e kishim problem, nëse dikush do të na hynte në dhomë, sepse ne ishim në katin e dytë të shtëpisë, ku shkallet për tu ngjitur lartë ishin jashtë dhe shiheshin nga dritarja jonë. Edhe për një kohë kemi qëndruar në atë dhomë dhe, pasi teta kishte mbaruar punët dhe u ngjit në dhomën tonë, ne vazhduam muhabetin, e përfunduam edhe darkën dhe tetës ia komunikuam dëshirën tonë. Ishte një ide që unë të shkoja tek Genta për të fjetur, sepse atje do të argëtoheshim më mirë dhe më lirshëm. Ajo kishte kushte më të mira në shtëpi se sa teta Hanë, e cila nuk e kundërshtoi idenë tonë. E tani, besoj se do e merrni me mend se si kemi kaluar te Genta gjatë natës. Megjithatë, ju premtoj se do ju tregoj krejt historinë ndonjë herë tjetër.
  • Lifestyle
    09.04.2013, 16:07

    Maskë rigjeneruese dhe ushqyese për fytyrën

    Në qoftë se lëkura juaj është me yndyrë: Me ndihmën e mikserit ktheni në krem një mango të pjekur mirë. Shtojini kësaj mase 2 lugë kos të bardhë me përqindje të ulët yndyre dhe vendoseni maskën në fytyrë. Lëreni maskën të veprojë për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni më ujë të vakët. Në fund aplikoni një tonik për llojin tuaj të fytyrës.
    [ më shumë ]
  • Lifestyle
    09.04.2013, 16:06

    Darka: Gabimet që duhen shmangur

    Këshilla të shëndetshme Ndërsa mëngjesi dhe drekë shpesh konsumohen vetëm dhe në lëvizje, darkë me shumë gjasa është i vetmi vakt ku ju mund të jeni grup. Kjo do të thotë që shpesh është i mbushur me bashkëbisedim me familjarët, është në njw mënyrë për të hequr lodhjen e ditës. Por është gjithashtu një vakt me të vërtetë i rëndësishëm që duhet marrë seriozisht. Këtu keni 5 gabimet që duhen shmangur kur ne hamë darkë: 1. Mos e konsideroni atë si një vakt kryesor dhe të gatuani shumë. 2. Të vendosni enët me gjellë në tryezë. 3. Të shihni televizor gjatë kohës që hani. 4. Mbajtja e kripës në tavolinë. 5. Të dilni për darkë jashtë për të ngrënë. 6. Të hani ëmbëlsirë.
    [ më shumë ]
  • Lifestyle
    09.04.2013, 16:04

    Disa këshilla për ta rindezur zjarrin e pasionit

    Nëse kohet e fundit jeta juaj seksuale është ftohur, ja disa këshilla si ta rindizni zjarrin e pasionit. 1. Beni sa me shume dashuri sepse është edhe e shëndetshme per ju Mendoni me tepër për te mirat qe sjell seksi tek shëndeti dhe bëni sa me shume dashuri. Kjo iu ndihmon te shmangni problemet me zemrën, djeg kaloritë si dhe ul rrezikun për kancer gjiri. A e dini se seksi stimulon edhe prodhimin e një substance imunitare kundre rrufës dhe gripit? Me pas mendoni se ai sjell edhe kënaqësi. 2. Harrojini te metat qe keni Nëse doni qe jeta juaj seksuale te jete e nxehte, duhet ta doni me shume trupin tuaj. Edhe te famshmit kane defekte, por nuk e mbajnë mendjen tek ato. Futuni ne dhome, fikeni dritën, ndizni disa qirinj dhe përqafojeni partnerin. Me pas gjerat do rrjedhin natyrshëm. 3. Provoni eksperienca te reja Seksologet iu sugjerojnë çifteve te provojnë here pas here eksperienca te reja. Mos neglizhoni prekjet dhe eksperimentoni sa te mundni. 4. Mos lejoni qe ardhja ne jete e fëmijës te shuaje zjarrin e pasionit Ndonjëherë duhen disa muaj qe një femër te ndihet gati te beje dashuri pasi ka lindur një fëmije. Për këtë arsye meshkujt mërziten. Mos lejoni qe ai te mendoje për dike tjetër, por krijoni një ambient romantik dhe qëndroni vetëm për vetëm me partnerin. 5. Ndryshoni medikamentet Nëse depresioni ka shkatërruar jetën tuaj seksuale, flisni me mjekun. Ka raste kur një ndryshim i një medikamenti apo i dozës se tij te ndikoje tek dëshira seksuale dhe tek kënaqësia. Femrat mund te kenë probleme me orgazmën, ndërsa meshkujt mund te kenë ejakulim te vonshëm. Beni kujdes! 6. Tregohuni te sinqerte me partnerin ne lidhje me intensitetin e kënaqësisë Për femrat ka disa shkaqe qe mund te ndikojnë tek dëshira seksuale. Menopauza mund te jete një prej tyre. Shume femra vuajnë ne qetësi për shkak te tharjes vaginale. E mira është te flisni me partnerin për gjithçka. Përdorni lubrifikante dhe këshillohuni me mjekun për çfarëdo dhimbje qe te ndjeni. 7. Përdorni afrodiziakë natyrale Çokollata, midhjet, lëngu i shegës, kafeja, etj, i bëjnë mire dëshirës seksuale. Studimet tregojnë se lëngu i shegës për shembulli ndihmon meshkujt për ereksion, ndërsa ata qe pine me tepër kafe janë me te “motivuar seksualisht”.
    [ më shumë ]
  • Lifestyle
    09.04.2013, 16:02

    5 këshilla si ta bëni tualetin të përshtatshëm edhe për fëmijët

    Ja disa këshilla si ta bëni tualetin e shtëpisë sa me praktik dhe tërheqës për fëmijët tuaj te vegjël. Tualeti mund te jete edhe një zone e “rrezikshme” për fëmijët tuaj te vegjël. Ata mund te rrëshqasin apo edhe te pengohen. Ja disa këshilla si ta bëni atë sa me praktik dhe tërheqës për ta. Bëjini gjerat sa me te thjeshta Ndërkohë qe jeni duke pritur një fëmijë, duhet te mendoni te përshtatni edhe tualetin tuaj. Mendoni te vendosni atje një vaske te vogël si dhe një tavoline për ta ndërruar beben. Shpesh nenat e bëjnë larjen e fëmijëve ne dhomën e gjumit, por ne fakt kjo nuk është dhe shume e përshtatshme. Me pas me kalimin e muajve dhe viteve, vendosni një kolltuk te vogël pranë vaskës suaj te madhe ne mënyrë qe fëmija te mësohet pak nga pak me idenë. Merrni masat e sigurisë Vendosini derës një dry ne mënyrë qe fëmija juaj qe sapo ka filluar te ece mos dale jashtë. Kur ta lani fëmijën, hapni fillimisht ujin e ftohte e me pas atë te ngrohtin. Lëkura e tyre është shume e ndjeshme. Se fundmi për te shmangur rrëzimet e tij, vendosni tapete qe nuk rrëshqasin sidomos pranë vaskës. Përshtatni mobiliet Nëse fëmija juaj nuk arrin dot deri tek lavamani, mendoni te vendosni një platforme druri te palëvizshme qe ai te hipe atje. Mund te vendosni edhe ndonjë mobilie te vogël ne mënyrë qe ai te vendose lodrat. Luani me ngjyrat Nëse keni një fëmijë te vogël ne shtëpi e mira është te preferoni ngjyrat e theksuara dhe te këndshme për ta. Një zgjidhje jo dhe shume e shtrenjte do ishte vendosja e një perdeje dushi me kukulla. Kjo do e tërheqë me shume fëmijën tuaj dhe ai do qëndrojë pa problem ne tualet. Kujdesuni për dekorin Vendosni disa lodra pranë vaskës dhe neper mure varni ndonjë pikture qe fëmija juaj pëlqen.
    [ më shumë ]
  • Lifestyle
    09.04.2013, 15:59

    Syzet, si të zgjidhni modelin që ju përshtatet

    Po kërkoni për modelin perfekt të syzeve, që ju përshtatet më së miri me format e fytyrës? Ja si të bëni zgjedhjen e duhur. Rregullat e arta të përzgjedhjes së skeletit janë tri: t’ju shkojë, të jetë funksional dhe modern. Sipas Robert Dalton, drejtorit të Lidhjes së Optikanëve Kanadezë, skeleti i syzeve duhet të jetë i përshtatshëm, nuk duhet ta kalojë harkun e hundës, duhet të jetë në proporcion me krahët dhe të qëndrojë rehatshëm te veshët. Që të jetë funksional, skeleti duhet të jetë i së njëjtës masë me recetën mjekësore, për këtë duhet t’ju këshillojë një specialist. Që syzet të jenë moderne, kjo nuk përbën një problem, pasi mundet shumë mirë të ndiqni tendencat e fundit të modës nga burimet e shumta të shpërndarjes së saj. Vitet e fundit, përzgjedhjet e syzeve janë luhatur herë nga skeletet plastike, herë nga ato prej hekuri. Specialistët këshillojnë më tepër plastikën, pasi është më e butë dhe më rinore. Nga ana tjetër, pesha e lehtë dhe ngjyrat e bukura të metalit e bëjnë këtë shumë të pëlqyer për disa persona në veçanti. Porosia që japin të gjithë ekspertët është të zgjidhni syzet që bëjnë kontrast me format e fytyrës suaj. Nëse fytyra juaj është ovale (mjekra është pak më e ngushtë se balli) atëherë jeni me fat, sepse asaj i shkon pothuajse çdo model syzesh. Por, dr. Krup paralajmëron se skeletet e rrumbullakëta mund t’ju bëjnë të dukeni tepër seriozë. Nëse dëshironi t’i jepni vetes pamje rinore, bëni mirë të zgjidhni syzet në formë trapezi. Nëse fytyra juaj është në formë zemre (balli i gjerë, mollëzat të ngritura dhe mjekra shumë e ngushtë), syzet e rrumbullakëta si të aviatorëve janë ideale. Mund të provoni edhe modelet e paharkuara, por ngjyra e syzeve duhet të jetë e hapur. Skeletet me qoshe të dala mund t’u shkojnë fytyrave në formë zemre, por syzet më të përshtatshme për këtë formë janë ato të rrumbullakëta. Nëse fytyra juaj është në formë katrore (nofullat e theksuara, balli i gjerë dhe mollëzat e dallueshme), zgjidhni syzet me skelet oval. Modelet me kënde të syzeve mund t’jua largojnë vëmendjen nga format e theksuara të fytyrës dhe do t’ju bëjnë të dukeni më të butë. Skeleti duhet të jetë më i gjerë se pjesa më e gjerë e fytyrës suaj. Nëse fytyra juaj është e rrumbullakët (pa kënde, gjatësia dhe gjerësia është e njëjtë), atëherë do t’ju duhet t’i krijoni këndet artificialisht, duke mbajtur syze drejtkëndore. Mundet gjithashtu të provoni skeletet metalike të syzeve, mbajtëset që fiksohen mbi hundë ju ndihmojnë që syzet të mos qëndrojnë mbi faqe, por të bëjnë kontrastin e duhur. Nëse fytyra juaj është e gjatë (dukshëm më shumë e gjatë sesa e gjerë), përdorni skelet të rrumbullakët syzesh për ta zbutur pamjen. Një mundësi tjetër janë modelet me më shumë thellësi sesa gjerësi. Duke vepruar kështu, ruani ekuilibrin, pasi fytyra do t’ju duket më e shkurtër. Zgjidhni dekorimet me vija horizontale. Syzet më të mira për ngjyrën e flokëve. Kur bie fjala për të bërë zgjedhjen e duhur të syzeve, duhet të dini se ngjyra e flokëve ndikon shumë në mundësinë e arritjes së qëllimit. Syzet në ngjyrë kafe të errët të përzier me një ngjyrë më të hapur, shkojnë me të gjitha ngjyrat e flokëve, përjashtim bëjnë vetëm flokët gri, që mund të bien ndesh me të.
    [ më shumë ]
  • Lifestyle
    09.04.2013, 15:55

    Zmadhimi dhe Rimodelimi i Buzeve

    Buzët janë një nga tiparet më të bukura të fytyrës njerëzore. Ato sigurojnë shprehje të fytyrës, ato janë një pjesë thelbësore ne fytyre dhe zmadhimi apo rimodelimi i tyre mund të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në fytyrë. Restylane dhe Juvederm jane filler te lëkurës që perdoren me shpesh për buzët. Ato jane perberes natyror ne forme xheli i cili eshte i ngjashem me acidin Hyaluronic i cili gjendet në trupin tone. Injeksionet zakonisht zgjasin nga nje deri në dy vjet. Kur dikush mendon në lidhje me buzet e bukura në një fytyrë kjo duhet të jetë gjëja e parë që ju shihni kur një person është duke ecur drejt jush. Buzët duhet të jenë delikate, të përshtaten me fytyrën tuaj. Pra, jo të gjithë duhet të kene ato “buzet” e stermedhaja per tu dukur bukur. Mjafton dhe nje zmadhim natyral per ti dhene buzeve nje pamje shume te kendshme. Shume e rendesishme eshte qe buzet ti pershtaten formes se fytyres, mollezave dhe mjekres, pra te jene ne harmoni te plote me tiparet e tjera.
    [ më shumë ]
  • Lifestyle
    09.04.2013, 15:53

    Këshilla për prindërit e fëmijëve të vetëm

    Keni parasysh që standardet e sjelljes janë të ndryshme për fëmijë nga ato për të rritur, prandaj duhet ti zvogëloni pritjet tuaja. Trajtoni fëmijën tuaj si fëmijë e jo si në i rritur dhe trimërojeni që të luaje, të bëjë budallallëqe dhe të ndërmarrë rreziqe. Lejojini fëmijës tuaj të bëjë gabime dhe të mos jetë i përkryer. Limitoni lëvdatat tuaja për gjërat në të cilat fëmija juaj është shumë i mirë, sepse lëvdatat e tepërta fëmijës i japin ndjenjën e vlerësimit të tepruar. Mos e llastoni fëmijën tuaj të vetëm. Mundohuni ti baraspeshoni paranë, kohën dhe energjinë fëmijës tuaj të vetëm, në mënyrën e njejtë po qe se do ti kishit dy fëmijë. Keni parasysh që pushimet verore dhe dimërore mund të jenë të amshueshme për fëmijët të cilët nuk kanë shokë për të lozur. Nuk do të ishte keq që ti ftoni edhe ndonjë shok/shoqe. Kafshët shtëpiake janë veçanërisht të rëndësishme për fëmijët e vetëm dhe mund të kenë një rol të rëndësishëm në përvetsimin e aftësive se si duhet të kujdeset për një qenie tjetër njeriu.
    [ më shumë ]
  • Lifestyle
    08.04.2013, 18:46

    Arrat ndihmojnë për të humbur peshë

    Studimet tregojnë se njerëzit të cilët shtojnë arra në dietën e tyre kanë tendencë për ta mbajtur më shumë regjimin (duke mos u tunduar nga ushqime të tjera). Arrat janë të shijshme, ushqyese dhe ndihmojnë të humbasësh peshë, nuk është kjo një ëndërr për të gjithë ata që mbajnë dieta? Duke i konsumuar në mënyrë të moderuar (zakonisht një grusht më së shumti), ata na ndihmojë për të ndjekur rreptësisht fazat e një dietë për të humbur peshë pa na lënë të hutohemi nga ushqime që nuk lejohen në dietë. Studime të ndryshme kanë treguar se të konsumosh arra mund të ndihmon në humbjen e peshës në qoftë se nuk e teproni. Sigurisht, nëse ju hani shumë nga çdo ushqim i shëndetshmë, madje edheme pak kalori, ju do të fitoni peshë. Edhe arra nuk bën përjashtim nga rregulli. Shumica e njerëzve që hanë arra thonë se ato i shuajnë urinë dhe nuk kanë dëshirë të konsumojnë ushqime me yndyrë dhe me kalori gjatë ditës.
    [ më shumë ]
  • Wikipedia, enciklopedia online shumëgjuhëshe dhe e hapur për të gjithë, ka një problem me të ashtuquajturën “kuota rozë”. Mes kontribuesve të saj vetëm 9 për qind janë femra. Një supremaci shtypëse dhe paksa e turpshme mashkullore ka bërë që Wikimedia, fondacioni nga ka lindur projekti, të mendojë krijimin e një faqeje për të rritur praninë e redaktoreve femra. Faqja quhet “Teahouse” dhe synon të kthehet në një “vendtakim” për të pritur të gjithë dhe sidomos të gjitha. “Teahouse e Wikipedia është një forum që synon promovimin e sensit të komunitetit dhe mikpritjes së redaktorëve dhe publikuesve të rinj, që nga hapat e tyre të parë në platformën tonë, me mbështetjen e redaktorëve ekspertë”, thuhet në një komunikatë. Nga analizat e para të bisedimeve mes femrave në këtë faqe ka rezultuar se: redaktoret ndihen shpesh herë të pasigurta për kontributet e tyre, janë të dekurajuara nga modifikimet e shumta që u bëhen materialeve të tyre, nuk janë pro toneve që përdoren në rrjet dhe preferojnë faqe të tjera më mikpritëse.
    [ më shumë ]

    Wikipedia, probleme me “kuotën rozë”

  • Nuk ka asnjë hendek mes të mundshmes dhe të pamundurës për Muhamed Junusin. Fituesi i çmimit Nobel për paqe e ka treguar këtë me jetën dhe punën e tij. I lindur në Bangladesh, kriza e urisë në vitin 1974 e çoi pa ditur 32 vjet më vonë drejt Nobelit për Paqe për kontributin e tij për një botë pa varfëri. Junus zhvilloi ide të reja të cilat do ta ndihmonin vendin e tij të dilte nga kriza. Ai zbuloi se huatë me interesa të vogla mund të sillnin ndryshime të mëdha për një person të varfër. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Pasdite në Top Channel’, Muhamed Junus zbërthen në detaje idetë e tij mbi zhdukjen e varfërisë në Botë. Mirë se vini në programin tonë. Faleminderit që më ftuat. Ju jeni bankier, dhe bankierët në përgjithësi janë të mbushur me para’. Jeni i pasur? Jo, nuk jam. Bankier mbase s’është përshkrimi i duhur për mua sepse dikur kam qenë mësues që nisi t’u japë hua të vogla grave të varfra në një fshat të Bangladeshit, në mënyrë që t’i mbroja nga fajdexhinjtë. Funksionoi, edhe pse e nisa duke dhënë para’ nga xhepi im. 72 dollarë. Po, 72 dollarë në fillim, e më pas ngritëm një bankë që e quajtëm “Banka e Fshatit”, e cila bënte të njëjtën gjë. Më pas, u zgjerua me 8.5 milionë huamarrës. 97% e tyre ishin gra shumë të varfra, të cilat i merrnin paratë për t’i përdorur në forma që do tu jepnin të ardhura. Është tjetër lloj banke. Ndonjëherë përshkruhem si bankieri i të varfërve. Ky do të ishte përshkrimi i duhur. Por, nëse më quani bankier për të varfrit, të tjerët duhet t’i quani bankierë për të pasurit sepse atë bëjnë. U japin para’ borxh njerëzve që kanë para’. Ne u japim para’ njerëzve që s’kanë fare. Ky është dallimi dhe në punën tonë ne nuk marrim kolateral. Nuk presim asgjë nga personi, as prona, as ndonjë gjë tjetër në këmbim të huasë. Nuk presim asgjë. Është hua e dhënë me mirëbesim. Japim para’ me besim dhe kërkojmë të na i kthejnë. Ideja është përhapur në të gjithë botën. Çdo vend në botë e ka këtë program tani, të quajtur mikrokredi, kredi të vogla për të varfërit. Është në të gjithë Europën, Amerikën e Veriut, në Afrikë, Azi, Amerikën Latine e kudo. Kjo është ajo që kemi zhvilluar. Kjo na sjell në nocionin e pasurisë. Çfarë është pasuria? Çfarë është pasuria personale dhe kombëtare për Muhamet Junus? Pasuria është diçka fizike që ke arritur, një ekonomist do ta bënte këtë. Por për mua, pasuria e vërtetë është një potencial i fshehur tek qeniet njerëzore: forca krijuese. Për mua, kjo është pasuria e vërtetë. Si ta vësh në zbatim? Kjo është sfida. Është si të kesh një minierë ari brenda vetes, por nëse nuk di si ta vësh në zbatim, nuk të bën punë. Ti di vetëm që ke një minierë ari brenda vetes, por ta nxjerrësh është pasuri. Pra, e kemi pasurinë tek kushdo. Kemi një potencial të pafund brenda çdo qenieje njerëzore, qoftë i pasur apo i varfër, qoftë me banim në një mal apo në qytet. S’ka rëndësi. Çdo qenie njerëzore është i mbushur me kapacitet të pafund. Por ne nuk e eksplorojmë atë, nuk e lëmë të dalë. Premtojmë gjithnjë “do të kujdesemi ne për ty, mos u shqetëso, shteti do të të ndihmojë e do të të japë para’ që të kujdeset për ty. Nëse je pa punë, do të të japim para’ që të mbahesh. Këto janë zgjidhje të përkohshme. Zgjidhja e vërtetë është të nxjerrësh potencialin që ka dikush, fuqinë krijuese. Për këtë është fuqia krijuese tek qeniet njerëzore. Këtë përpiqemi të çlirojmë ne. Ju përpiqeni ta çlironi këtë anë dhe keni krijuar emërtimin e konceptit të “biznesit shoqëror”. Duket se biznesi shoqëror ju ka sjellë dhe në Shqipëri. Si do të kontribuojë biznesi shoqëror në zhvillimin ekonomik të këtij vendi? Në teoritë ekonomike na është thënë që ka vetëm një lloj biznesi. Biznesi për të bërë para’. E gjithë bota beson në këtë teori dhe gjatë këtij procesi bëhen gjahtarë parash. Kemi krijuar një botë të përqendruar ndaj parasë. Paraja është maja, prandaj e ndjekim gjithnjë. Gjatë këtij procesi bëhemi si robotë. Siç ju thashë, çdo qenie njerëzore është një thesar. Çdo qenie njerëzore është e mbushur me kapacitet të pafund. Por, teoritë ekonomike nuk thonë këtë. Teoritë ekonomike thonë se paratë janë gjithçka, ndaj ti e ndjek paranë për veten. Pra, ju keni ndryshuar mënyrën se si shikohet. Unë e kam ndryshuar këtë. Unë them se jemi qenie njerëzore, më të mëdhenj se robotët. Mund t’i ndryshojmë gjërat vetë. Teksa bëjmë biznes për të bërë para’, mund të bëjmë biznes për të zgjidhur probleme. S’jemi në biznes për të bërë para’, por për të zgjidhur probleme. Biznesi është një mjet shumë i fuqishëm, por ti e përdor atë për përfitime personale. Por ky mjet mund të përdoret për përfitime kolektive, duke zgjidhur probleme. Kjo është kategoria që quaj biznes social. Është një kompani jo dividente për të zgjidhur problemet njerëzore. Ne i krijuam këto kompani në Bangladesh e shumë vende të tjera nëpër botë kanë shfaqur tashmë interes, si Gjermania, Japonia, Britania, Haiti, Brazili, Meksika, India, Kina. Të gjithë kanë interes në biznesin social. Cilat vende të zhvilluara? Vende të pasura, të varfra. Kudo. Gjermania është një prej vendeve kryesore që e kanë përshtatur idenë e biznesit social dhe që organizojnë çdo vit forume për biznesin social, në mënyrë që diskutohet se çfarë mund të bëhet. Një qytet në Gjermani, Uisbaden, i cili ndodhet pranë Frankfurtit. Kryebashkiaku e ka shpallur qytetin si qytet me biznes social. Do të thotë që të gjitha bizneset në Uisbaden do të kenë një biznes paralel social për të zgjidhur problemet e qytetit. Pra, sa vjen e pranohet gradualisht. Është diçka që zgjidh probleme dhe ne jemi ftuar në Shqipëri që të japim një ide se si bëhet. Ne nuk ngremë biznese tonat këtu, por është për bizneset shqiptare, për të zgjidhur problemet shqiptare. Ne vetëm tregojmë se çfarë kemi bërë, se si mund të përkthehet kjo ide këtu. Pra, ka vullnet politik për ta vënë në zbatim këtë? Ka shumë. Prandaj erdhëm. Edhe interes akademik? Edhe interes akademik. Më ka ftuar kryeministri shqiptar. U takuam në Nju Jork, para tri vjetësh e gjysmë dhe atëherë gjithçka ishte ende në fillim. Sot kemi rreth katër biznese sociale gati për tu vënë në punë. Secili prej tyre është emocionues. Ka dhe 35 biznese të tjera sociale që presin për ndërtimin e gazsjellësit. Secili ka në plan të zgjidhë një problem specifik. Disa nga gjërat që po bëjmë tani, një është për kualifikim profesional, që të rinjtë të stërviten të bëhen elektricistë të mirë, të bëhen hidraulikë të mirë, mekanikë të mirë, etj. Është një biznes social, që të ftojmë gjithnjë e më shumë njerëz e t’i trajtojmë sa më mirë. Kjo mbush një boshllëk sepse të duhen shumë prej këtyre teknikëve për të drejtuar ekonomitë. Kemi një kompani marketingu për të shitur qilimat që prodhohen në veri dhe që s’marrin çmime të mira dhe pse gratë atje punojnë shumë, por jo aq sa për të marrë çmime të mira sepse paratë e vërteta i bëjnë ndërmjetësit që i shesin këto objekte në tregjet e mëdha. Ne krijojmë një biznes social ku qilimat do të merren nga gratë e do të shiten në tregjet e mira dhe paratë do tu jepen atyre. Ky është biznesi social. Emri juaj shoqërohet shpesh me atë të De Sotos. E keni takuar? Po, e kam takuar disa herë. Teoritë tuaja janë kritikuar se kanë shumë pak ndikim në botën reale, edhe pse janë shumë lart nga ana intelektuale. E quani teorinë tuaj një utopi? Utopia është diçka që e krijon në mendje. Nuk shihet në botën reale. Gjithçka që kam bërë unë, ka qenë konkrete. Unë i bëj gjërat më parë, pastaj flas për to. Do të ishte shumë e vështirë që të thoshte dikush se po krijoj utopi. Utopia nuk ekziston, është një ide imagjinare. Utopia është shumë e rëndësishme, por nuk ekziston sot. Mund të jetë e vërtetë në një të nesërme. Në botën time, kur realizova mikrokredinë, unë e nisa me një fshat të vetëm dhe u përhap ngadalë në të gjithë botën. S’mund ta quash mikrokredinë utopi sepse funksionon gjithandej. Tani po merrem me biznes social. Kam bërë biznes social në Bangladesh, duke krijuar më shumë se 60 kompani që janë në funksionim dhe tani kjo ide po zbatohet në shumë vende të tjera, si programe konkrete. Siç ju thashë më parë, është në Gjermani, Kinë, Japoni, Britaninë e Madhe, Francë e vende të tjera. Por ka dy probleme, një në Indi dhe një në Meksikë. Ka të bëjë me komercializimin e mikrokredisë. Si do të përgjigjeshit? E kam kritikuar shumë në Indi e në Meksikë sepse e kthyen mikrokredinë në fajde. Ne e krijuam mikrokredinë për t’i luftuar fajdexhinjtë. Ashtu nisi. Jemi përpjekur gjithnjë të ndihmojmë të varfërit me mikrokredinë. S’kemi qëllim të fitojmë para nga të varfërit. Disa njerëz e kanë transformuar këtë, kanë abuzuar dhe kanë përdorur idenë e mikrokredisë për të fituar nëpërmjet të varfërve. Kjo është shumë gabim dhe kjo ndodhi me Komportamos. Si do ta korrigjonit këtë? Do t’i vinim njerëzit në dijeni që ajo është gabim dhe një gjë që u kemi thënë shpesh atyre që e përdorin këtë ide për të krijuar para’, është të mos e quajnë veten “mikrokredi”. Sepse fjala mikrokredi ka një respekt shumë të madh, për arsyen sepse ndihmon të varfrit. Por ju po e përdorni për të fituar para’ për veten tuaj. Kjo...
    [ më shumë ]

    Një “Pasdite” me Muhamed Junus

  • Vetëtimat mund të shkaktojnë dhembje koke, sidomos midis atyre që vuajnë nga migrena. Shpështësia e goditjeve të migrevës rritet me një të tretat në ditët më shtrëngata, zbuluan ekspertë të Universitetit të Sinsinatit në SHBA. Kjo është hera e parë që zbulohet një lidhje midis dhembjes kronike të kokes e kushteve metereologjike dhe besohet se studimi mund të jetë i rëndësishëm për të ndihmuar të prekurit nga migrena që të marrin trajtim parandalues. Studimi i Universitetit të Sinsinatit u realizua nëpërmjet analizimit të qindra të dhënave nga të prekurit nga migrena, të cilët dolën vullnetarë për të marrë pjesë në këtë studim nga shtete amerikane të Ohajos apo Misurit. Sipas të dhënave, në ditët me shtrëngata, goditjet e migrenës verifikojnë një rritje prej 28-31% nga mesatarja e përgjithshme. ”Ka disa mënyra me anë të të cilave vetëtimat mund të shkaktojnë dhembje koke”, deklaroi profesori Vincent Martin. ”Valët elektromagnetike të transmetuara nga vetëtimat janë përgjegjëset kryesore, por vetëtimat ndikojnë gjithashtu në lëshimin e disa elementëve në ajër si ozoni, i cili ndikon në lëshimin e sporeve që nxisin migrenë”.
    [ më shumë ]

    Vetëtimat nxisin migrenën

  • Një grua shtatzënë në Angli kërkoi që në dhomën e lindjes, veç mjekëve dhe bashkëshortit, të ishte i pranishëm edhe qeni i saj i racës labrador. Kërkesa e pazakontë është shtruar në spitalin e Bransley-t nga gruaja shtatzënë, identiteti i së cilës mbetet i panjohur. Mjekët lejuan qenin labrador, që besohet se quhej Barney, duke shtuar se ai “ishte i qetë dhe kureshtar”. Megjithatë, rasti në fjalë ka nxitur kritika në gjithë sistemin shëndetësor britanik. Shumë i druhen se ky është një precedent që mund të pasojë me kërkesa të grave të tjera shtatzëna që në momentin e lindjes duan pranë qenin, macen apo kafshë të tjera shtëpiake që ato mund të kenë. Kjo bie në kundërshtim me higjienën dhe rrezikon shëndetin e nënës dhe fëmijës, thonë kritikët. Por drejtuesit e spitalit të Barnsley-t, mbrohen duke thënë se Barney është një qen “i certifikuar terapist” që ndihmon edhe me prezencën e tij në kalimin e situatave të vështira.
    [ më shumë ]

    Shtatzëna kërkon qenin në sallën e lindjes

  • Në mesjavë kryeministri britanik, David Cameron mbajti fjalimin ku paralajmëroi referendumin ku britanikët do të vendosin nëse duan të qendrojnë brenda Bashkimit Europian ose jo. Përvec bujës së lajmit, ranë në sy edhe fjalët e përzgjedhura nga Cameron për transmetimin e vendimit të tij. Fraza si “do të jetë një referendum po ose jo” dhe tjetra “do të luftoj me zemër e shpirt për Britaninë në BE”, mbeten në kujtesën e qytetarëve britanikë. Sigurisht, kryeministri Cameron ka stafin e tij të këshilltarëve dhe mes tyre edhe ata për komunikimin me publikun, që shpeshherë përcaktojnë balancat në fjalimet publike të udhëheqësve. Një ndër ta është edhe Clare Foges, 31-vjeçarja poete britanike që mendohet si arkitektja e fjalimit të mesjavës së Cameron. Ajo është një eksperte në marrëdhëniet dhe komunikimin me publikun. Përcmon fjalimet me “linjë të padukshme për masën” nga ana politikanëve të lartë. Në Londër po i jepen lëvdatat dhe meritat më të mëdha për “daljen faqebardhë” të Cameron, por vetë ajo tregohet modeste duke thënë se luajti thjesht një rol të vogël. Më tej ajo flet edhe për marrëdhënien e saj me kryeministrin të cilin e quan mëndjemprehtë, shakator dhe shumë i qartë në atë që kërkon nga fjalimet e tij.
    [ më shumë ]

    Poetja që qendron pas fjalimeve të Cameron

  • Microsoft është vendosur nën presion për të bërë publike të dhënat se si ruhen informacionet konfidenciale të përdoruesve të Skype. Bërja publike është kërkuar nga 45 shoqata përfshirë këtu edhe nga “Reporterët pa Kufij”, me anë të një letër-kërkese të depozituar në zyrat qendrore të Microsoft. Vetë kompania e Bill Gates njoftoi se po shqyrton kërkesën e marrë. “Ne jemi duke shqyrtuar kërkesën. Microsoft bashkëpunon dhe është i gatshëm të forcojë këtë bashkëpunim me aktivistët, partnerët tanë dhe qeveritë në gjithë botën për të ndihmuar në mbrojtjen e privatësisë dhe sigurisë në internet”, deklaroi një zëdhënës i Microsoft. Më shumë se 600 milion njerëz përdorin Skype për telefonata audivizuale por edhe për mesazhe me tekste. Ky numër është vazhdimisht në rritje po të kihet parasysh edhe nisma e papërfunduar e Microsoft që po transferon të gjithë përdoruesit e Windows Live Messenger drejt Skype.
    [ më shumë ]

    Microsoft nën akuzë për shkelje të privatësisë

  • Në shekullin që jetojmë, rastet klasike të ekspozimit të tradhtisë, si një takim i padëshiruar në rrugë apo më keq, në dhomën e gjumit, po shndërrohen gjithmonë e më shumë në “fanta-shkencë”. Epoka aktuale është ajo në të cilën tradhtia zbulohet në celularin e partnerit apo në llogaritë e rrjeteve shoqërore. Kështu tregoi një anketë e publikuar në “Daily Mail”, me pothuajse gjysmën e njerëzve që dëshmuan se një tradhti e realizuar apo pësuar është ekspozuar pas kontrollit të celularit nga partneri. Megjithatë, ajo që mbetet e pandryshuar është fakti se në 98% të rasteve tradhtia ekspozohet dhe në vetëm 2%, pendesa çon në kërkesë falje dhe rrëfim nga partneri që mban lidhjen paralele. Këto janë mënyrat më të shpeshta të zbulimit të tradhëtive 1. Mesazhe të gjetura në celular – 41% i rasteve 2. Nëpërmjet rrjeteve shoqërore – 23% 3. Nëpërmjet kontrollit të folderave dhe të dhënave të tjera në kompjuterin personal – 13% 4. Të kapur në flagrancë – 11% 5. Një shok/shoqe të thotë të vërtetën – 5% 6. Një anëtar i familjes ekspozon tradhtinë – 3% 7. Tradhëtari pranon lidhjen e tij spontanisht – 2% 8. Një mënyrë tjetër – 2%
    [ më shumë ]

    Si zbulohet tradhtia?

  • Modelja italiane Sara Tommasi, e cila gjate 2012-s xhiroi disa video pornografike, personazhi i dyte publik me i preferuar ne bote per shikuesit e kesaj kategorie pas Kim Kardashian Milano dhe Roma janë dy qytetet me më shumë klikime në një prej faqeve më të mëdha pornografike në botë, tregoi një përllogaritje e prurjeve të shikimeve e publikuar nga vetë faqja me “pullë të kuqe”. Me ekonominë italiane, që prej kohësh është në fazë recesioni, vendi mund të “krenohet” të paktën me faktin se kryeson në një renditje botërore, ndërsa kriza dhe stresi i shkaktuar prej saj duket se i ka shtyrë gjithmonë e më shumë italianët që të frekuentojnë këto faqe. Në këtë renditje, Milano dhe Roma pasohen nga Parisi, Londra, Berlini, Athina, Mynihu, Nju Jorku, Meksiko Siti dhe në fund të dhjetëshes, Viena. Në shkallë kombëtare, është SHBA ajo që kryeson për klikime në faqen pornografike në fjalë, por Gjermania e paraprin në klikimet bazuar për frymë. Përsa i përket trafikut total në faqe për vitin 2012, ai ishte prej 4,85 miliardë klikimesh, me një përdorues që sheh mesatarisht 8,3 faqe për vizitë, e cila nga ana e saj zgjat mesatarisht 10 minuta e 22 sekonda. Sondazhi i publikuar në “Corriere.it”, zbuloi gjithashtu se cilat ishin preferencat, për personazhet publikë që kanë publikuar videot e tyre “hard” ose erotike, me Kim Kardashian që prej disa vitesh kryeson këtë listë, ndjekur nga modelja italiane Sara Tommasi, Paris Hilton, Pamela Anderson, Megan Fox dhe Hulk Hogan.
    [ më shumë ]

    Milano-Roma, “kryeqytetet” e klikimeve pornografike

  • Në manualet e gazetarisë thuhet se lajmi i keq është lajm i mirë. Por duhet të tregohemi të kujdesshëm sepse në bazë të këtij parimi duket se media shqiptare po nxihet çdo ditë, me pak fjalë transmeton më së shumti lajme për vrasje, vetëvrasje si dhe aksidente. Megjithatë ende mund të gjesh ndonjë lajm pozitiv.  Në Palazzo Madama të Torinos në Itali, u shpalos një pjesë e trashëgimisë historike dhe kulturore e Shqipërisë që nga lashtësia e deri në shekullin e XVII. Janë rreth 150 vepra arti që mund të shihen në këtë muze deri më 7 prill. Meqë jemi te ekspozitat shqiptare jashtë vendit, se këtu kanë përfunduar me kohë, prodhimet “made in Albania” u prezantuan për herë të parë në panairin më të madh bujqësor në Gjermani. Vera shqiptare, frutat dhe perimet e përpunuara, bimët medicinale apo nënproduktet e qumështit u paraqitën nga 10 kompani shqiptare pjesëmarrëse në këtë eveniment. Panairi më i njohur dhe i madh në botë, “International Green Week”, zhvillohet çdo vit në Berlin të Gjermanisë. Një veçori e këtij panairi ishte dhe pjesëmarrja e Kosovës me një stendë të veçantë vendosur përkrah stendës së Shqipërisë. Lojërat Olimpike të vitit 2016 në Brazil kanë filluar të aktivizojnë sportitsët pjesëmarrës. Në një displinë pothuajse të panjohur në vendin tonë, Takeëondo, janë dy vëllezër Brus dhe Stiven Jakupi që duan të përfaqësojnë Shqipërinë. Vëllezërit binjakë kanë katër vjet që ushtrojnë këtë sport dhe shpresojnë të ngrejnë lart flamurin kuq e zi. Në mes shumë klasifikimesh, shumëkush pyet se cila është pija më e pëlqyer në botë. Sipas një studimi, pija më e dashur është shpikur nga një shqiptar. Në fakt bëhët fjalë për një lloj vodke të quajtur “Konik’s Tail” dhe krijuesi i saj është Pleurat Shabani. Vodka e cila njihet si polake, për shkak se disa nga përbërësit merren në pyjet e Polonisë, gjendet vetëm në lokalet e Britanisë së Madhe, ndërkohë kanë filluar kërkesat nga Nju Jorku dhe Moska. Dhurimi i organeve është një nga vendimet më domethënëse për një njeri. Por ky akt human tranformon në një menyrë të jazhtëzakonshme jetën e personit marrës. E tillë është historia e Majkëll Lord, i cili prej vitesh vuante nga një sëmundje në veshka, por jeta e tij ndryshoi përgjithmonë pasi dikush vendosi t’i dhuronte veshkën. Mjekësia vazhdon të surprizojë me arritjet e saj. Një sëmundje e lëkurës i dëmtoi plotësisht hundën një burri anglez. Por prej disa muajsh mjekët po i përgatisin një hundë të re, të cilën e kanë mbjellur në krahun e pacientit. Kjo gjë po arrihet falë përdorimit të qelizave staminale dhe një proteze të posaçme. Gjithsesi rezultati do të duket pas gjashtë muajsh.
    [ më shumë ]

    Lajmet e mira të javës

  • Isabel dos Santos, vajza e madhe e ish-Presidentit të Angolës, është shndërruar në miliarderen e parë në historinë e Afrikës, tregoi revista financiare amerikane “Forbes”. 40-vjeçarja zotëron aksione në disa firma portugeze, përfshi një televizion kabllor dhe një bankë angoleze. E ndihmuar nga pasuria e familjes, Isabel hyri në botën e biznesit duke ngritur një restorant në Luanda, kryeqytetin e Angolës. Një prej vendeve më të mëdha të Afrikës, Angola vuajti një luftë të përgjakshme civile 27-vjeçare, pas fitimit të pavarësisë nga Portugalia, por nga 2002 është shndërruar në një prej eksportuesve më të mëdhenj të naftës në botë. Interesat e vajzës së ish-presidentit në kompanitë e nxjerrjes së naftë, në fushën mediatike dhe aksionet në bankën e investimeve, ndihmuan Isabl që të akumulonte këtë pasuri përrallore, të cilës asnjë grua afrikane nuk i është afruar ndonjëherë më parë. Megjithatë, Isabel është detyruar të paguajë një kosto të lartë për pasurinë e saj, atë në popullaritet, ku shumica e popullsisë që jeton në varfëri ekstreme me më pak se dy dollarë në ditë, shpreh një antipati të thellë ndaj saj në sondazhet publike.
    [ më shumë ]

    Miliarderja e parë e Afrikës

  • Twitter vlen gjithmonë e më shumë. Gjigandi i menaxhimit të pasurive, “BlackRock”, ka bërë një ofertë prej 80 milionë dollarë për të blerë aksionet e punonjësve të Twitter, një shifër që rrit vlerën e shoqërisë “që cicëron” mbi 9 miliardë dollarë, apo 10% më shumë se sa në vitin 2011. Sipas “BlackRock”, aksionerët aktualë nuk kanë mundur të ushtrojnë opsionet e aksioneve të tyre, që prej mbledhjes së fondeve të treguar gjatë vjeshtës së 2011. Një rritje e vlerësimit të kësaj kompanie, siç raportohet nga “Financial Times”, që vjen në kontrast me “Silicon Valley”, aty ku “Apple” nuk është më mbretëresha e botës për kapitalizimin e tregut, ndërsa “Intel” dhe “Microsoft” po hasin vështirësi të shumta.
    [ më shumë ]

    FT: “Cicërimat” vlejnë 9 mld dollarë