Liga e Kampionëve u sigurua, Chelsea pritet të zyrtarizojë blerjen e bujshme

0
Gjigandi

Chelsea e arriti kualifikimin në Champions League, kështu që tani është koha për një tjetër lajm të mirë për tifozët.

Pasi kanë blerë Hakim Ziyech dhe Timo Werner për rreth 75 mln paundë (gjithsej), merkatoja e verës e londinezëve pritet të vijojë me një mesfushor gjerman.

Bëhet fjalë për Kai Havertz. Ky është synimi i madh i trajnerit Frank Lampard.

Deri më sot Chelsea nuk e bindte dot 100% lojtarin e Bayern Leverkusen-it. Talenti i kombëtares gjermane kërkonte një skuadër që luan në Champions League dhe Chelsea tashmë e përmbush këtë kusht.

Sikur të mos mjaftonin dy lojtarët e lartpërmendur dhe Havertz, Chelsea ka edhe dy synime të mëdha në merkato, Ben Chilwell dhe Jan Oblak.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu