Kuriozitete
  • 10.04.2013, 18:27

    Biçikleta më e gjatë në botë

    Përdorimi i saj nuk është fort i sigurt dhe i mundur por mund të cilësohet si një shpikje për tu futur në librin në librin e rekordeve, Guinness. Fshatarët e Kediras në Indonezi kanë arritur të krijojnë bicikletën më të gjatë në botë e cila është 44 metra e gjatë dhe ka vetëm një vend
  • Kuriozitete
    20.02.2013, 14:27

    Guri që “pi” cigare

    Cigaren kanë filluar ta “pinë” tashmë edhe gurët edhe pse nuk e dinë se “duhani vret”. Ky gur i çuditshëm që shihni në foto arrin të thithë një cigare për pesë minuta. Guri misterioz është ekspozuar përpara njerëzve në provincën Fujian në Kinë. Vizitorët habiten me gurin, që peshon 2.2 kilogram, që thith cigaren. Pronari i gurit thotë se kur e gjeti, i futi një cigare në një vrimë dhe mbeti i befasuar kur pa se e thithte.
    [ më shumë ]
  • Kuriozitete
    19.02.2013, 14:17

    Do futej në fushë, harroi të vishte brekët (VIDEO)

    Like or Wait Seconds.     Per Te Pare VIDEO Klikoni Like. Kjo Do Te Hiqet Pas 20 Sekondash. Në takimin e Superligës turke mes Beshiktashit dhe Gaziantepsporit, mbrojtësi Ivan Kecojeviç harroi të vishte brekët duke shkaktuar të qeshura në bankinë por edhe në tribunat e stadiumit. Shihni më sipër këtë moment.
    [ më shumë ]
  • Kuriozitete
    19.02.2013, 14:13

    Shikoni sa truproje ka kryeministri turk (VIDEO)

    Like or Wait Seconds.     Per Te Pare VIDEO Klikoni Like. Kjo Do Te Hiqet Pas 20 Sekondash. Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan njihet si njëri ndër liderët botërorë me më shumë truproje dhe mbrojtje më të sotisfukiar. Gjithashtu dihet se deri më tani ai i ka shpëtuar disa atentateve, shumica e të cilëve asnjëherë nuk janë publikuar zyrtarisht e as që kanë bërë bujë mediatike. Në një video të publikaur nga agjencia e lajmeve IHA, shihet se sa veta njëkohësisht i rrijnë afër Erdoganit.
    [ më shumë ]
  • Kuriozitete
    19.02.2013, 14:11

    Si u zhdukën dinozaurët?

    Shkaku i zhdukjes së dinozaurëve vazhdon të jetë mister. Në qarqe shkencore ka vite që shtrohen të njëjtat pyetje: Ishte kometë, apo asteroid? Ishin shpërthimet vullkanike, apo ndryshimi dramatik i klimës që solli zhdukjen e tyre? Fakti është se këto pyetje përmbajnë edhe probleme të tjera që kanë të bëjnë me procesin e evoluimit të jetës në Tokë. Kështu, në përpjekje për të gjetur se ç’ndodhi me dinozaurët, shkencëtarët në Qendrën Berkeley për Geochronology (BGC), në Universitetin e Kalifornisë dhe universitetet në Holandë e Britani, pas një studimi të gjatë, thonë se kanë përcaktuar data më të sakta se kur ndodhi zhdukja e dinozaurëve dhe kur ndodhi ndikimi klimatik global. Sipas tyre të dyja datat janë shumë afër njëra-tjetrës, ose këto dy zhvillime mund të kenë ndodhur njëkohësisht. Nga të dhënat e fosileve të dinozaurëve me bazë në tokë dhe krijesave të oqeanit, shkencëtarët thonë se zhdukja e dinozaurëve ndodhi – 66 milionë vjet më parë – duke e bërë këtë ngjarje të njëkohshme me ndikimin klimatik, shkruan krokodili.com. Studiuesit thonë se tani besojnë se kometat apo asteroidet, nëse nuk ishin tërësisht përgjegjës për zhdukjen, të paktën u dhanë dinozaurëve goditjen përfundimtare. Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet e thella klimatike gjatë miliona viteve të mëparshme, duke përfshirë edhe të ftohtin, i shtynë shumë krijesa në prag të zhdukjes, ose të ndryshonin rrjedhën e evoluimit, dhe se shkak i ndryshueshmërisë së klimës mund të ketë qenë edhe një seri e vazhdueshme shpërthimesh vullkanike.
    [ më shumë ]
  • Kuriozitete
    19.02.2013, 14:09

    Xhupi i John Kennedy shitet për 570 mijë dollarë

    Xhupi i veshur nga John Fitzgerald Kennedy në bordin e Air Force One është shitur dje në një ankand për 570 mijë dollarë Shitja është realizuar në Cambridge, në Massachusetts, SHBA. Xhupi nuk ka qenë relikja e vetme e dinastisë Kenedi e shitur në ankandin e djeshëm.
    [ më shumë ]
  • Kuriozitete
    19.02.2013, 14:05

    Ky semafor nuk merret vesh (VIDEO)

    Like or Wait Seconds.     Per Te Pare VIDEO Klikoni Like. Kjo Do Te Hiqet Pas 20 Sekondash. Semafori që shikoni në video cilësohet nga punonjësit e policisë kineze si një nga semaforët më të çrregullt në botë pasi ai jep 14 sinjale të ndryshme. Semafori ndodhet në një kryqyzim rrugësh në zonën turistike Jangren Ji në Çongkvingu në Kinë. Personat që duan “Ky semafor shërben vetëm për dekor, meqë pa të udhëkryqi do të dukej i zbrazët, dhe kur bie erresira të gjitha dritat e semaforit duken mjaft bukur, por shoferët duhet t’i injorojnë”, citohet polici i trafikut.
    [ më shumë ]
  • Kuriozitete
    27.01.2013, 03:45

    Dhjetë shtëpitë më të çuditshme në botë (FOTO-LAJM)

    #gallery-1 { margin: auto; } #gallery-1 .gallery-item { float: left; margin-top: 10px; text-align: center; width: 33%; } #gallery-1 img { border: 2px solid #cfcfcf; } #gallery-1 .gallery-caption { margin-left: 0; } Shtëpi të ndërtuara sipas shijeve por edhe sipas kushteve. Bored Panda sjell përmes fotografive dhjetë nga shtëpitë më pazakonta dhe më të veçanta në botë. Nëse akoma nuk e keni idene se si mund te jete shtepia juaj në të ardhmen mund të shikoni këto apartamente për tu frymëzuar. Dëshironi të zgjidhni për të jetuar në një kishë? Apo dshërioni një shtepi krejtësisht transparente. Nga Tokio në SHBA, shikoni fotot dhe më pas bëni zgjedhjen.
    [ më shumë ]
  • Kuriozitete
    24.01.2013, 11:17

    Foto mahnitëse, fëmija kap gishtin e doktorrit gjatë lindjes (FOTO-LAJM)

    Një fotografi mahnitëse e një fëmije bërë gjatë momenteve të lindjes nga i jati i cili më pas e ka postuar atë për miqtë në Facebook, është kthyer në një hit në këto ditë të para të vitit 2013. Fotoja është realizuar nga amerikani Randy, ndërkohë që gruaja e tij, Alicia, po lindte vajzën e tyre Nevaeh me operacion cezarian. Doktorri më thirri, “Hej, ajo po më kapgishtin,” – shprehet Randy, “Kështu që vrapova aty dhe shkrepa këtë foto, që është kaq e mrekullueshme,” tregon ai.
    [ më shumë ]
  • Ankandi i parë për vitin 2013 në tregun e peshkut në Tsukiji, në gjirin e Tokios dhe më i madhi në botë nuk ka zhgënjyer pritshmëritë, duke sfiduar edhe krizen ekonomike. Një ton i kuq me peshë prej 222 kilogram është shitur për çmimin rekord të 155.4 milionë jen (rreth 1.3 milionë euro). Gara tradicionale ka përfunduar me kryesimin e Kiyomura,zinxhiri i njohur i restoranteve të sushit që vitin e kaluar pagoi 56.49 milionë jen (një të tretën e shumës së këtij viti) për të fituar.
    [ më shumë ]

    Tokio, Toni i kuq shitet për 1.3 milionë euro (FOTO-LAJM)

  • Përveç njerëzve obeziteti kafilluar të jetë problem edhe kafshëttë cilat duke konsemuar ushqime të konservuara kanëfilluar të vendosin edhe ato gjithmonë e më shumë kile të tepërta. Rreth 54% e maceve dhe qenve shtëpiakë në SHBA janë mbipeshë. Fotot më lartë dëshmojnë më së miri disa nga rastet më ekstreme të obezitetit tek kafshët.
    [ më shumë ]

    Obeziteti, problem edhe për kafshët (FOTO-LAJM)

  • Një 19- vjeçar argjentinas ka shpëtuar për mrekulli pas një operacioni për heqjen e një gozhde e cila kishte hyre tetë centimetra në zemër. Marangozi punonte në një fabrikë druri kur iu ngul gozhdanë zemër. Mjekët i hapën kafazin e kraharorit me shumë kujdes. Rreziku ishte i madh pasi mund të prekej gozhda dhe plagët në zemër do zmadhoheshin. Sapo panë gozhdën, ata arritën të largojnë trupin e huaj dhe të mbyllnin plagën.
    [ më shumë ]

    I ngulet gozhda 8 centimetra në zemër, mbijeton 19-vjeçari (FOTO-LAJM)

  • Të pasurit janë më të lumtur se ata që kanë më pak të ardhura. Sipas studimit të udhëhequr nga Daniel. W. Sacks, Betsey Stevenson e Justin Woflers gjatë krahasimit të ndjenjës së të qenit të lumtur me nivelin e të ardhurave dhe se çfarë blihet me paratë që fitohen, ata kanë dalë në përfundimin se çdo dollar, apo euro më tepër na jep më shumë lumturi. Një studim i Gallup në 122 vende tregon po ashtu se në vendet e pasura, popullsia është më e lumtur se në ato të varfëra. Po ashtu, të ardhurat duhet të rriten në të njëjtën masë në mënyrë që të marrim të njëjtën ndjesi. Psh, nëse dyfishoni të ardhurat tuaja nga 30 në 60 mijë dollarë, që të fitoni të njëjtën lumturi, kjo shumë duhet të dyfishohet sërish e të shkojë në 120 mijë. E bukura është është që me shtimin e parave, shtohet dhe lumturia, pra me sa duket nuk paska një pikë ngopjeje.
    [ më shumë ]

    Të pasurit më të lumtur se të varfërit

  • Sipas mitit të lashtë maja dhe thashethemeve që qarkullojnë në internet, qyteti i Bugarashit, në jug të Francës, do të jetë vendi i vetëm që do të shpëtojë, “kur bota të shkatërrohet të premten pasi të goditet nga një trup qiellor”. Në këtë qytet të vogël, me një popullsi prej më pak se 200 banorë, ka pasur raportime për shfaqje të shumta UFO-sh. Gazetarë, turistë, madje edhe banorë vendas janë të çuditur. Mali Pic de Bugarach, 1200 m i lartë është çelësi i shpëtimin, por kryebashkiaku i qytetit, Jean-Pierre Delord, nuk po i pëlqen kjo vëmendje e përshkallëzuar. “Kjo është e çuditshme! Pse vallë, nga gjithë vendet në Tokë, duhej të ishte pikërisht këtu”, u shpreh ai. Në pritje të vërshimit të vizitorët, rreth 150 oficerë policie do të jenë të angazhuar në 21 dhjetor në Bugarach. Gjithashtu, rrugët për në mal do të jenë të bllokuara. Sipas “gojëdhënave”, maja e malit do të hapet gjatë ditës “fatale” nga ku do të dalin “alienë me anije kozmike” për të shpëtuar njerëzit përreth.
    [ më shumë ]

    Qyteti francez ku…alienët “do të shpëtojnë” njerëzimin

  • MEKSIKË-Spekulimet e çmendura që rrethojnë datën 21 dhjetor 2012 kanë ndikuar në rritje të turizmit dhe të interesit kulturor për qytetërimi maja. Ministria e Kulturës së Meksikës po bën përpjekur për të sqaruar keqkuptimet. Në një pjesë të madhe të botës, po i kushtohet shumë vëmendje të ashtuquajturit “apokalipsi maja”. Në 21 dhjetor mbaron cikli 5125-vjeçar i kalendarit maja, një periudhë e njohur si Baktuni i 13-të. Shumë persona këtë e konsiderojnë si “fundin e botës”. Në Meksikë, seminare të posaçme janë zhvilluar nga Ministria e Kulturës për të shpjeguar kulturën e popullit maja dhe për të sqaruar keqkuptimet që lidhen me datën 21 dhjetor 2012. Saul Martin Ancona Salazar, Shefi i Departamentit të Turizmit të Jukutanit, Meksikë, u shpreh: “Data 21 dhjetor 2012 nuk është fundi i botës. Ky është thjesht fundi i një cikli në kalendarin maja dhe, me mbarimin e tij, një cikël i ri do të fillojë”. Salzar shtoi se do të zhvillohen një sërë aktivitetesh për t’i dhënë një shpjegim shkencor dhe të detajuar kulturës së popullit maja. Deri në fund të vitit, në Meksikë do të hapen dy muzeume për qytetërimin maja. Për më tepër, në Jukutan do të themelohet universiteti i parë për studimin e qytetërimit maja, pranë vendndodhjes se dy qyteteve të lashta maja, Tulum dhe Koba. Sa më shumë i afrohemi datës “fatale”, aq më shumë turistë po vizitojnë rrënojat maja. Sipas Ministrisë së Turizmit të Meksikës, aktivitetet që lidhen me qytetërimin maja priten të tërheqin rreth 52 milionë turistë.
    [ më shumë ]

    “Apokalipsi maja” tërheq turistët drejt Meksikës

  • Firenze Itali, 9 Dhjetor 2012 – Lisippo esht nje qen i vogel Westy. Nje qen i vogel i bardh qe tani esht me arrest shpie. E cuditshme por e vertete. Autoriteti veterinar i Komunes e ka arrestuar ne baz te nje ligji te shtetit qe ofron ndejtjen ne shtepi deri ne viziten e re te qenve qe kan kafshuar dike. Qeni ishte egersuar me nje qen tjeter te zi i madh dhe aty kalon nje kalimtar qeni e kafshon ate pak mesa thone pronaret e Lisippo. Por prap kalimtari shkon ne spital per tu mjekuar dhe filluan keto gjera per qenin. Pas nje vizite ne veterinerin komunal vendoset se qeni do ri ne shtepi derisa te behet nje vizit tjeter pas nje jave. Pas kesaj vizite do vendoset nese qeni mund te dal perseri jasht. Ne webin e dedikuar te races Westy shum usera kerkojn lirimin e Lisippo.
    [ më shumë ]

    Nje qen me arrest shtepie

  • Senatorët e gjimnazeve të Tiranës kanë hartuar një peticion ku kërkohet të jetë pushim data e 21 dhjetorit, që disa besojnë se do jetë dita e “fundit të botës” sipas kalendarit Maja. Adoleshentët i druhen kësaj dite dhe duan që ajo datë t’i gjejë në shtëpi. Nisma është ndërmarrë në “Facebook” nga gjimnazistët e “Partizanit” dhe është përhapur edhe tek bashkëmoshatarët në gjimnazet e tjera të Tiranës. Ata janë shprehur se sido që të jetë, atë ditë ata nuk do venë në shkollë nëse drejtoritë e shkollave nuk pranojnë që nëse nuk ndodh asgjë kjo ditë të zëvendësohet me një ditë tjetër mësim siç ndodh në ditë festash.
    [ më shumë ]

    Gjimnazet e Tiranës kërkojnë pushim me 21 dhejtor!