Krijoni një kombinim të përsosur me një shall prej mëndafshi!

0
74

Nëse dëshironi të provoni diçka të re, origjinale që nuk e shihni çdo ditë në rrugë, atëherë ne po ju ofrojmë gjënë e duhur! E tëra që ju duhet është një shall prej mëndafshi që mund ta kombinoni në mënyra të ndryshme. Një gjë është e sigurtë – ju nuk do të ngeleni pa rënë në sy dhe do dukeni shumë unike në stilin tuaj.

Qëndroni para sirtarit tuaj dhe nuk gjeni asgjë për të veshur, atëherë thjeshtë kombinoni një palë xhinse dhe lidhni një shall mëndafshi dhe problemi është zgjidhur! Nuk ka më të thjeshtë se kaq dhe në të njejtën kohë do të dukeni e mrekullueshme duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ndoshta keni menduar se shallet e tilla kanë dalur nga moda dhe se janë mbajtur nga zonjat e aso kohe para disa viteve, por nuk është kështu. Ju vetëm duhet të shikoni profilin e Rihanës në Instagram dhe se si mban të veshur shalle të tilla nëpër pishina dhe raste tjera. Natyrisht, ajo nuk ishte e para që krijoi këtë tendencë, por definitivisht e bëri këtë veshje shumë të popullarizuar.

InArticle Mobile

Kjo pamje do të ju bëjë të dukeni elegante dhe ‘cool’ pa asnjë lloj përpjekje dhe me të vërtetë paraqet trendin më të madh të modës. Duke iu faleminderuar shalleve të shumta që keni ju mund të kurseni në t-shirt apo pjesë të sipërme të veshjes.

Si të vishni saktësisht një shall mëndafshi si një pjesë të sipërme të veshjes?

Ekzistojnë disa mënyra si mund ta bëni një kombinim të tillë dhe të mos dukeni aspak se keni improvizuar diçka të tillë. Për më tepër, ju nevoiten vetëm disa minuta kohë. Si fillim ju duhen një palë sytjena pa mbajtëse. E vendosni shallin mbi sytjenat, e lidhni nga para dhe varësisht nga modeli që preferoni, i lëshoni skajet e shallit më poshtë apo i tërhiqni nën. E thjeshtë, apo jo? Përveç kësaj, ju mund të lidhni shallin edhe prapa qafës.

Opsioni i dytë është të lidhni shallin si një trekëndësh, ta vendosni në pjesën e përparme dhe ta lidhni prapa shpinës. Kështuqë, do të krijoni një veshje unike, gjysmë të hapur nga pjesa e prapme e shpinës.

Me anë të shallit ju mund të krijoni veshje të ndryshme, duke filluar që nga xhinset e zakonshme, fundet e gjata apo të shkurtra, e deri te pantallonat pak më elegante, pavarsisht kombinimit me atlete, sandalle apo take të larta.

Kjo është padyshim një zgjidhje që mund ta përdorni në çdo kohë. Është një veshje e mrekullueshme në ditët e nxehta, kur nuk mund të mbani veshje në trup, dëshironi të visheni sa më pak dhe sërish të dukeni elegante dhe moderne për ndonjë mbrëmje apo aheng, duke lënë përshtypje të mirë./femra.net/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here