Konfiskohet një revole në Vushtrri

0
18

Policia e Mitrovicës njofton se në orët e para të ditës së enjte në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në Vushtrri është konfiskuar një armë zjarri.

Sipas Policisë, pasi që janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, njësitë policore iu kanë vënë në ndjekje automjetit të dyshuar, ku dhe është arritur të ndalet dhe gjatë kontrollimit të automjetit, pasagjerit në ulësen e parë, nën ulëse, i është gjetur një armë tytë shkurtër me një karikator.

Pasi që i dyshuari F.P., 27 vjeçar, nuk posedonte leje të armës, si provë materiale policia ka konfiskuar armën e tipit CRVENA ZASTAVA dhe një karikator të zbrazët. Personi i dyshuar F.P., 27 vjeçar është arrestuar dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedure të rregullt. Rasti po hetohet për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here