Kombinime të veshjes për raste të veçanta që nuk i keni menduar deri tani!

0
17

Që të kuptohemi: të gjithë nga ne pëlqejmë këto raste të veçanta, por ajo që na prish disponimin çdoherë është se çfarë të veshim! Ajo që zakonisht na pengon që të mendojmë në mënyrë kreative për veshjen tonë është se duhet të presim gjithnjë diçka të veçantë nga vetja. Por, pse të mos tregojmë veçantinë tonë përmes kombinimit të veshjes? Dallohuni nga masa dhe provoni diçka që nuk e keni bërë më herët, por që do të dukeni shumë madhështore në kombinimin e tillë.

Fustanet e thurura ka një kohë që janë në modë, kur bëhet fjalë për veshje formale, dhe përveç materialeve prej mëndafshi ju mund ta vishni edhe në variantin e plishit apo kadifesë. Provoni të zgjedhni ndonjë nuancë të lehtë pudre apo tone të lëkurës si dhe aksesorë sa më diskretë.

In Article Mobile

Prisni, a duhet të ju themi se e zeza është me të vërtetë klasike dhe e pazëvendësueshme? Ju sigurisht që e dini, dhe përveç faktit se një fustan i shkurtë i zi mund të duket bukur, ekzistojnë edhe kombinime tjera me të zeza po aq tërheqëse, dhe neve veçmas e kemi të preferuar kombinimin e fundit mesatar me bluzë apo xhaketë me krahë të lëshuar, që e bën një dizajn shumë interesant.

Fustan i koktejeve? Po ju lutem. Dhe, shihni mrekullinë, ju mund ta kombinoni edhe me sandale të thjeshta apo këpucë baleti.

Kur vishni pantallona të zeza të thjeshta, bëhuni më shumë kreative në përzgjedhjen e bluzave. Pak dantellë, pak lëkurë të zbuluar dhe një prerje atraktive është ajo që ju duhet juve – dhe rezultati do të jetë tepër mahnitës!

Një përzgjedhje e mirë e pjesës së sipërme të veshjes është diçka shumë tërheqëse kur bëhet fjalë për ndonjë rast të veçantë, sidomos nëse e kombinoni me ndonjë fund me bel të lartë. Do të dukeni shumë e relaksuar dhe kaq femërore!

Për raste të tilla të veçanta të vjeshtës është mjaft mirë të kombinoni një fund midi apo mesatar, duke e kombinuar me një triko të lehtë. Këshillë: bëjeni vjeshtën dhe verën një kombinim të përsosur duke gërshetuar ngjyrat e vjeshtës me detajet florale.

Ju gjithashtu mund të vishni fustanin tuaj të preferuar për kokteje dhe ahengje të ngjashme, duke e kombinuar me çizmet tuaja të preferuara sepse do të dukeni aq “boho-rock-elegante”!

Dëshironi një variant klasik? Fund të ngushtë dhe një bluzë me dantelë të ngjyrës së njejtë do të japë efektin sikur keni veshur një fustan të rëndë dhe seksi. Taket e larta janë të nënkuptuar këtu!

Kostumi i zi që nënkupton sako dhe pantallona, ndonjëherë mund të kombinohet aq mirë dhe të dukeni mëse elegante. Thjeshtë shtoni aksesorë tërheqës dhe zgjedhni ndonjë dekolte më të hapur dhe të thellë. Vërtetë seksi dhe e rrezikshme!

Një tjetër ide për veshje në sezon të vjeshtës për raste të veçanta – mund të jetë një triko joshëse dhe një fund prej tyli e kombinuar me një palë këpucë interesante, ku mund të luani edhe me ngjyrat paksa!/femra.net/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here