Këshilla rreth grimit për femrat me sy të kaltër!

0
18

Nëse keni sy të kaltër, atëherë jeni një nga femrat me shumë fat! Mjafton vetëm të shikoni ndokënd dhe ata të gjunjëzohen mënjëherë pas bukurisë suaj, sepse rrallëherë mund të shohim sy të tillë mahnitës, apo jo? Megjithatë, që pamja juaj të duket akoma më joshëse dhe tërheqëse, këtu po ju paraqesim disa këshilla kozmetike se si mund t’i aplikoni.

Provoni hijëzim për sytë ngjyrë bakri. Çdo gjë që shkon në nuancë portokalli, si bakri, bronzi dhe ngjashëm, jep një efekt vërtetë tërheqës për sy të kaltër. Ky lloj truku i grimit mund të aplikohet edhe gjatë ditës por edhe në mbrëmje dhe përgatituni që njerëzit të mos munden t’i rrezistojnë tundimit nga sytë tuaj!

InArticle Mobile

Ose, provoni hije për sy me nuancë të përhimtë apo gri. Përveç toneve portokalli, me sytë ngjyrë të kaltër përputhen shumë mirë edhe të gjithë variantet e nuancës së përhimtë. Nëse dëshironi një efekt më dramatik, sigurohuni që të provoni një hije gri me xixëllimë, do të dukeni vërtetë mahnitëse me teknikën e grimit ‘smokey eyes’.

Largohuni nga lajneri i zi për sytë. Edhepse mund të keni kombinuar ndonjë veshje me të zeza dhe mendoni se do të dukeni e mahnitshme me nuancë të zezë të lajnerit, më mirë është të zgjedhni ndonjë nuancë më të butë dhe të zbehtë, si gri apo kaltër sepse kjo hije delikate nxjerr në pah më mirë pamjen tuaj.

Por, mos anashkaloni maskarën e zezë. Linja e zezë me lajner ndoshta mund të duket shumë e vrazhdë për pamjen tuaj por maskara asesi nuk bën të anashkalohet sepse ju thekson vërtetë sytë, por mos harroni se nuk bën të teprohet sasia!

Buzëkuqi me nuancë të kuqe është një domosdoshmëri. Kur bëhet fjalë për aplikimin e buzëkuqit, asesi nuk duhet të harroni këtë tipar të fytyrës. Ju mund të eksperimentoni me nuancat, por asesi të dilni nga e kuqja. Mund të provoni të kuqe më të errët apo më të hapur, korale, apo të ngjashme sepse kjo nuancë krijon kontrastin e dëshiruar me sytë e kaltër. Bëhuni seksi dhe tërheqëse duke aplikuar një teknikë të tillë të grimit!/femra.net/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here