Kadri Veseli, “paralajmëroi”, vdekjen e Astrit Deharit ?

0
15

“Paralajmërimi i Kadri Veselit në Parlament disa ditë më herët, se do ta “vritni veten “drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje, tregon se shumë gjëra në këtë rast, nuk janë të rastësishme “, ka thënë Naim Miftari. Ai ka vlerësuar, se rasti i Astrit Dehari është vrasje e dyfishtë e paramenduar e bërë dhe e ndihmuar nga zyrtarët e shtetit, pasi vetë shteti ka bërë shumë gabime dhe kontrata faktikisht me këtë rast tragjik, i cili është bërë biznes meditativ dhe politik.

Po bëhen rreth dy javë nga vdekja misterioze e aktivistit të VV-së Astrit Deharit, në qendrën e paraburgimit në Prizren, dhe ende askush nuk ka hedhur dritë mbi këtë rast. Institucionet kompetente zyrtarisht thonë, se janë duke pritur rezultate autopsisë, ndërkohë që në opinionin publik po hidhen versione të ndryshme rreth kësaj ngjarje. Njohësit e çështjeve të sigurisë dhe juridike, vlerësojnë se rasti i vdekjes së Astrit Deharit, mund të jetë tipike vdekje e llojit SHIK-ist.

Sipas të njëjtëve, rasti i Astrit Deharit është vrasje e dyfishtë e paramenduar, e bërë dhe e ndihmuar nga zyrtarët e shtetit, pasi vetë shteti ka bërë shumë gabime me këtë rast tragjik. Ata përveç të tjerash pohojnë, se zyrtarët e shtetit kanë bërë madje edhe biznes meditativ e politik, duke shfrytëzuar vdekjen e tij.

Naim Miftari, ish anëtar i SHIK-ut ka thënë se, vdekja apo vrasja, sipas tij tragjike e Astrit Deharit dhe e vëllait të tij, është tipike e llojit, ku dorë kanë vetëm shërbimet sekrete. Sipas tij, kur i burgosuri i pa dënuar por vetëm i dyshuar vritet, vetëvritet apo lëndohet, atëherë dikush duhet të jap përgjegjësi ligjore dhe morale.

“Vrasja brutale e Astrit Deharit, është kontradiktore në mes prokurorisë dhe policisë, dhe këtë më së miri e dëshmoi loja me inserte nga video inçizimet nga burgu ku iu dhanë disa moderatorëve mediatik, që dikur ishin miq të sigurimeve serbe të UDB-së.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjte në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here