Iraku nis ofensivën për të rimarrë qytetin Havija nga IS-i

0
17

Iraku ka nisur një ofensivë për të dëbuar militantët e Shtetit Islamik (IS) nga Havija, një nga dy zonat e fundit në këtë vend që kanë mbetur nën kontrollin e xhihadistëve.

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, tha se ofensiva në qytetin Havija, i cili ndodhet 220 kilometra në veri të Bagdadit, ka nisur në agim.

Një koalicion shumëkombësh, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, është duke ofruar mbështetje me sulme ajrore.

Qyteti Havija ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik në qershor të vitit 2014, kur grupi militant ka pushtuar territore të mëdha në veri dhe perëndim të Irakut dhe ka shpallur të ashtuquajturin “kalifat”.

Operacioni për rikthimin e tij ka nisur vetëm dy ditë pasi trupat kanë hyrë në bastionin tjetër të Shtetit Islami në Irak – në shkretëtirën perëndimore, pranë kufirit me Sirinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here