Hetuesit e Muellerit “kërkojnë dokumente” nga Shtëpia e Bardhë

0
10

Ekipi që po heton ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet e vitit të kaluar në SHBA raportohet se kërkon dokumente të Shtëpisë së Bardhë nga koha e presidentit Donald Trump.

Dokumentet mbi shkarkimin e drejtorit të FBI-së nga presidenti Trump dhe të takimit të djalit të tij me një avokate ruse janë objekt i hetimeve, raportojnë Washington Post dhe New York Times.

Sipas tyre, këshilltari i posaçëm i Departamentit amerikan të Drejtësisë, Robert Mueller, i ka paraqitur Shtëpisë së Bardhë 13 fusha me interes për hetimet e tij.

Këtu bëjnë pjesë edhe dokumentet që lidhen me shkarkimin e këshilltarit të parë të Trumpit për siguri kombëtare, Michael Flynn.

Trump thotë se pretendimet se ndihmësit e tij kanë bashkëpunuar me Kremlinin, janë lajme të rreme.

Kremlini po ashtu i ka hedhur poshtë akuzat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here